Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, February 28, 2014

Kërcënoi Edi Ramën me vdekje Berisha e emëroi në CEZ

Kërcënoi Edi Ramën me vdekje Berisha e emëroi në CEZ - Luan Rami, personi që kërcënoi me vdekje kryeministrin Edi Rama, fill pas protestës së 21 janarit, vijon të qëndrojë përgjegjës i inxhinierëve, i kompanisë shtetërore “CEZ Shpërndarja” në rajonin e Burrelit.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se Luan Rami ka mbajtur detyrën e drejtuesit të CEZ-it në këtë zonë, por kohët e fundit është ulur në përgjegjësi, duke mbetur momentalisht drejtues i inxhinierëve i kësaj kompanie.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë CEZ-it në Burrel, të cilat shtojnë se emërimi i Ramit në këtë detyrë është bërë, menjëherë sapo kompania CEZ është marrë në administrim shtetëror, me drejtues Sait Dollapi. Burimet shtojnë se aktualisht Luan Rami, shihet si një nga kandidatët potencialë të Partisë Demokratike në qytetin e Burrelit.
NGA BURGU DREJTOR 
Ish-drejtuesi i “CEZ Shpërndarja” në zonën e Burrelit, aktualisht përgjegjës inxhinierik, është arrestuar nga policia e Tiranës së bashku me Fatos Ramin dhe ish-efektivin e ministrisë së Mbrojtjes Afrim Kica. Arrestimi i këtyre personave është realizuar pas disa përgjimeve telefonike që ka kryer Shërbimi Informativ Shtetëror, fill pas ngjarjeve të rënda të 21 janarit, ndodhur para godinës së kryeministrisë. Sipas SHISH, plani ishte eleminimi fizik i Edi Ramës, ku si motiv ka qënë dëmtimi nga ana e demostruesve të opozitës, të makinës së Ramit tip “Benz ML”, të parkuar në bulevardin qëndror.
Pasi ka parë makinën e dëmtuar me gurë, Luan Rami ka telefonuar dy herë ish-drejtuesin e opozitës Edi Rama, por pasi numri dilte i mbyllur, Rami i ka dërguar një mesazh, ku e kërcënonte me vdekje. Dy ditë pas kësaj, Rami së bashku me dy të tjerë janë arrestuar nga policia e Tiranës. Luan Rami, është lënë disa ditë në burg, por më pas është liruar nga gjykata. Pa kaluar shumë kohë, Luan Ramit i është pushuar dosja në prokurori. Ndërkohë pas shtetëzimit të kompanisë “CEZ Shpërndarja”, Luan Rami, është bërë drejtor i CEZ në rajonin e Burrelit. Momentalisht ai vijon të jetë pjesë e kësaj drejtorie.
ME GJEJ “KITAREN” 
Sipas përgjimeve të SHISH më datë 21.01.2011 ora 17:31 Fatos Rami me numër telefoni celular 069 56 919 xx, telefon Afrim Kicën me numër telefoni 069 55 666 xx, të cilit i thotë se ka një mbrëmje sonte dhe i duhet “Kitara” (Arma) dhe i kërkon të takohet në Kinostudio. Më datë 25.01.2011 në 14:35 Fatos Ramin e telefonin Taku me numër telefoni celular 069 25 913 xx, i cili ndodhet në Tiranë, në lagjen e tij. Fatosi e pyet nëse e ka makinën në Tiranë apo në Burrel.
Taku i përgjigjet se e ka makinën në Burrel. Taku e pyet sërish “Luani a e rregulloi xhamin dhe a ja mori lekët kryetarit të PS-së? Fatosi i përgjigjet “I shkroi SMS do të r…(shan), filani me emër e mbiemër”. Taku vijon “Luftë të ashpër është duke dash të bëjë” dhe Fatosi i thotë “E kemi të vështirë si kundërshtar, e vetmja mundësi është si kamikaz, ngjit për…”.

Burimi: Shqiptarja.com

Përplaset autobusi, vdesin 13 studentë e 2 mësues

Nga përplasja e një autobusi në lindje të Tailandës, kanë mbetur të paktën 15 viktima, përfshi 13 studentë, bëjnë të ditur autoritetet tailandeze. 
Autobusi i shkollës po udhëtonte drejt qytetit bregdetar të Pattaya-s, rreth 150 km në jug-lindje të Bangkokut, kur u përplas me një kamion, tha policia. 13 studentë dhe 2 mësues raportohen të vdekur, ndërsa mbi 30 persona të tjerë janë plagosur, shtuan burimet policore.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Tailandë, pasi standardet e sigurisë janë tepër të dobta, ndërsa një tjetër faktor është edhe trafiku i rënduar.
Përplasja ndodhi në orët e para të së premtes, tha policia. Studentët ishin nisur nga qyteti veri-lindor i Ratchasima-s, për në Pattaya. Policia ka nisur hetimet mbi aksidentin.
Sipas Anukarn Thammavijarn, zyrtar i policisë, “frenat e autobusit mund të kenë pasur probleme, ose shoferin mund ta ketë zënë gjumi”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se Tailanda ka përqindjen “më të lartë” të vdekjeve nga aksidentet rrugoe, nga shumica e vendeve të tjera të Azisë Jug-Lindore.
Në Dhjetor, 29 persona ndërruan jetë, pasi një autobus, që po udhëtonte drejt provincës veriore të Phetchabun, u rrëzua nga ura e Khun Pha Muang.

Burimi: Top Channel

Itali, shqiptari vret tunizianin qe i ngacmoi vajzen

Nuk e ka toleruar ngacmimin ndaj vajzes se tij nje shqiptar bne Itali. Policia vendase  ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka therur me thikë një shtetas tunizian.
Sipas policise, Edmond Koçiu vrau me thikë tunizianin Lassad Gouma, ku ky i fundit i ngacmoi vajzën shqiptarit.
Krimi mendohet se u krye për mbrojtjen e nderit të familjes.
Vrasja ndodhi në një strukturë pritje për ekstakomunitarët në qytetin e Peruxhias, të martën në darkë.
Tuniziani i vrarë qëndronte pa dokumente në Itali dhe kishte disa precedentë penalë, për drogë, për krime ndaj pronës dhe ndaj personit.

Tifozat Kuq e Zi i bëjnë surprizë Januzajt

Tifozat Kuq e Zi i kanë bërë edhe njëherë thirrje supertalentit shqiptar, Adnan Januzajt, që të pranojë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.
Sot gjatë ditës në faqen e tyre në Facebook, Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar për dhuratën që i kanë dërguar mesfushorit të Manchester United. Në fotografinë që kanë postuar ata, shihet një fanellë e Kombëtares së Shqipërisë së bashku me një letër, të cilat sipas tyre ia kanë dërguar me postë në shtëpi.
“Siç edhe e sheh, fanellën e ke gati! Javën e kaluar kur ti ke hapur postën, mund të ketë rënë në sy një dhuratë mbase e pazakontë. Brenda saj është një fanellë që për ne e ka peshën shumë të madhe, bashkë me të është edhe një album me disa prej fotografive nga fushata “Adnan Januzaj thuaj PO Shqipërisë”.
Ke mundësi të shohësh disa prej mijëra fotografive të cilat ju bëjnë thirrje të vishni atë fanellë. Mos e vishni pa i parë të gjitha fotografitë dhe pa e lexuar letrën që të kemi dërguar. Por, kur ta veshësh atë, mos e heq asnjëherë pasi shtatori është shumë afër. Do të na gëzoje shumë!”, shkruan në postimin e Tifozave Kuq e Zi.

Arrestohet kengetari Migel

Këngëtari i njohur i rrymës R&B, Migel është arrestuar nga policia ne Los Angelos pasi po drejtonte makinën ne gjendje te dehur. Mediat ne SHBA bëjnë me dije, se policia rrugore ka ndaluar këngëtarin 27-vjecar ne orën dy te mëngjesit, duke i dhëne me shpejtësi makinës se tij BMV. Pas ndalimit, Migel i është nënshtruar testit te alkoolit, ku rezultoi se kishte kaluar normat e lejuara. Ai është shoqëruar menjëherë ne polici, ndërsa makina i është lëne pasagjerit, i cili nuk kishte konsumuar alkool. Pas disa orësh Migel është liruar, pasi pagoi shifrën e 5 mije dollarëve qe parashikon ligji. Gjate ketij viti Migel fitoi çmimin Grammy për këngën e tij,”Adorn”. Ai gjithashtu ka fituar fame ne duetin me këngëtaren e njohur, Mariah Carey në këngën, “Beautiful”. Emri i vërtetë i këngëtarit është, Miguel Jontel Pimentel.

SHITEN- Paisje per studio muzikore

Te interesuarit te kontaktojn ne nr e cel: +355 698795092

Shënohet viktima e parë nga virusi AH1N1

Shënohet viktima e parë ngavirusi i gripit A H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Një 30-vjeçare, që gjendej e shtruar në Sanatoriumin e Tiranës në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë ditën e djeshme

Mësohet se shtetasja me inicialet I.M vuante edhe nga insufiçencarespiratore dhe nga A1H1. Pacientja ishte shtatzënë 13–javëshe dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar. /albeu.com/

24 vjecarja vdes nga lodhja pas 30 ore pune radhazi

Vdes nga lodhja nje vajze e re qe punonte me ore te zgjatura.
Mita Duran, 24 vjec nga Indonezia ankohej shume ne rrjetet sociale per oret e zgjatura te punes se saj.

Ajo ka vdekur diten e shtune disa minuta pasi publikoi ne Twitter kete mesazh: “30 ore pune radhazi dhe ende mbahem e forte!”
24-vjecarja punonte per Young & Rubicam, nje agjensi reklamash ne Xhakarta.

Dite me pare ajo kishte pershkruar ne rrjetet sociale jeten e saj qe konsistonte ne pune, pune dhe pune.

“Jam ende ketu. Nuk po jetoj fare. Dikush te me nxjerre me zor nga zyra. Po mendoj te marr shtratin ne pune”, ishte nje nga mesazhet e fundit te Mita Duran. /Indeksonline/

Rrezohet aeroplani, 50 persona te vdekur

Nje aeroplan udhetaresh i kompanise Tatarstan Airlines eshte rrezuar ne qytetin Kazan te Rusise, duke lene te vdekur te 50 persona, njoftojne mediat.
Aeroplani Boeing 737-400, u nis nga Moska, dhe njoftohet se ishte munduar te ishte munduar te ulej, por ne perpjekje e siper kishte shperthyer.

Zyrtaret rus u kane thene mediave lokale se nuk ka te mbijetuar, nga 50 personat sa ishin ne bord.
Ende nuk dihen sakte shkaqet qe kane mundur te conin ne rrezimin e aeroplanit.
"Aeroplani tentoi te aterronte disa here, por nje nga rezervoaret e karburantit eksplodoi”, ka thene zedhenesja e Ministrise per Raste Emergjente, Irina Rossius.
Kazani eshte kryeqytet i Republikes ruse te Tatarstanit. /Telegrafi/

Thursday, February 27, 2014

Soni Ndahet Nga Mirko?

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli. 
Soni, e cila ka tash e sa vjet që është në romancë me valltarin italian, madje ka jetuar me të në Spanjë për një kohë.

Por, burimet e Telegrafit besojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre shumë të lumtur e të përfolur nëpër media.

Nuk dihen arsyet pse çifti mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Soni dhe Mirko janë prindë të vajzës së vogël, Anës.
 (Telegrafi)

Plaçkitin postën me kallash

Dy persona të maskuar dhe me kallashnikov kanë grabitur postën numër 5 në Gjakovë.

Të dyshuarit kanë arritur të marrin rreth 300 euro, një telefon “Samsung”,si dhe kartela mbushëse të telefonisë “vala” 20×3 euro, 20×5 euro,17×10 euro,dhe menjëherë të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur.
Ngjarja ka ndodhu rreth orës 19 e 40 minuta të së hënën në rrugën “ Nëna Terezë ” në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme . Menjëherë njësitet policore janë vënë në kërkim për kapjen e të dyshuarve të mundshëm të këtij rasti dhe hetuesit rajonal në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit , janë duke punuar për të identifikuare arrestuar të njëjtit .

Tuesday, February 25, 2014

Ja pse Serbët i friksohen Shqipëris! (Video)

Mediat serbe dhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë e kanë quajtur ndeshje të vështirë përballjen me Shqipërinë në kualifikimet për “Euro 2016″. Madje drejtuesit e Federatës Serbe janë takuar me Federatën e Futbollit të Shqipërisë menjëherë pasi e hedhjes së shortit.
“Kemi mësuar nga Federata Shqiptare se ndeshja mund të luhet jashtë Tiranës. Kjo ndeshje mund të jetë e rrezikut të lartë. Kemi përvojë nga të tilla ndeshje edhe në përballjen me Kroacinë. Nga pikëpamja taktike ndeshja do të jetë shumë e vështirë për ne sepse Shqipëria është kundërshtarë i vështirë” ka thënë Zoran Lakovic, sekretar i përgjithshëm i Federatës Serbe.

‘Çmendet’ Ezel

Fama mund të kthehet shpesh në bezdi, sidomos kur fansat e paparacët të ndjekin kudo që shkon. Kjo po ndodh edhe me aktorin e turk,Kenan ?mirzal?o?lu, i mirënjohur për publikun shqiptar në filmin, Ezel. Ndërsa po kthehej për në shtëpi, Kenan shpërtheu në ulërima kur pa se hyrja e banesës së tij ishte rrethuar nga paparacët. Ai u shpreh i revoltuar që nuk mund të kishte qetësi edhe shtëpinë e tij. “Kjo është e papranueshme, nuk guxoj ti afrohem derës sepse do të ketë njerëz me aparate fotografikë në dorë, gati për ti shkrepur e për të postuar gjithçka në Twitter”, i tha aktori ndër të tjera paparacëve. Ndërsa po futej brenda në shtëpi, si për ti thënë atyre se gjithçka ka një kufi, Kenan shtoi se ndihej i lodhurkishte qenë në set që në 9 të mëngjesit dhe se ishte mesnatë ndaj, dëshironte që ta linin të qetë. Në fakt ylli i telenovelave turke Kenan Imirzalioglu vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për një sërë serialesh të suksesshme por edhe për akuzat që rëndojnë mbi të për trafik drogë. 39-vjeçari është mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar në telefilmin Ezel, një ndër serialet më të suksesshme.

Bleona si një striptiste seksi

Një luk i ri për këngëtaren e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila ka vendosur të shfaqet ndryshe. Ajo ka postuar në llogarinë e saj në “Facebook”, një foto ku është vetëm me të brendshme.
Bleona gjithmonë ka befasuar publikun me fotot e saj, ku më herrët ajo ka pozuar nudo. Bleonës i pëlqen të ekspozojë pjesët e saj të trupit, këtë herë ajo ka nxjerrë gjoksin në pah.
Në foto Bleona na ngjan me një striptiste seksi, e veshur me rripa meshini të zi dhe gjoksin e ka mbuluar me pjesë metalike. Ndërsa flokët i ka bërë  bionde, duke vendosur paruke.
Ajo ka shkruar se ky është luku i saj më i ri. Luku i Bleonës është pak i ‘dyshimtë’, sepse herë na jep pamjen e një striptiste seksi dhe nga ana tjetër ajo duket si një ‘gladiatore’. Bleona vetëm kështu vazhdon të mbajë famën e saj.

Gaga “e hapur” për treshe

Lady Gaga do të ishte e hapur të eksperimentojë në shtrat me të dashurin e saj Taylor Kinney, madje edhe të bëjë “treshen”.

Këngëtarja 27-vjeçare thotë se për t’i bërë gjërat më të nxehta në dhomën e fjetjes, ajo me qejf do të ftonte edhe një femër tjetër t’u bashkohet atyre.
“Kjo duket argëtuese”, ka qeshur Gaga gjatë paraqitjes në “The Howard Stern Show”, e pyetur për një “treshe” të mundshme në krevat.
Por këngëtarja e hitit “Applause” thotë se asaj nuk i pëlqen të përziejë me shumë njerëz, dhe se është besnike ndaj të dashurit të saj.
“Ja shpjegimi. Unë nuk jam një lloj i personit që pëlqen të bëjë seks gjithë kohën me shumë njerëz të rastësishëm”.
“Nuk e bëj këtë. Unë jam në një lidhje monogamiste (me një person), ne kemi kohë të mira, kemi qenë së bashku për një kohë. Nëse do të vinte një rast i tillë, pse jo”, ka thënë Gaga. /Telegrafi/

Monday, February 24, 2014

Durrsaku bën 2 aksidente në Kosovë, plagos 2 policë për të mos zbuluar 54 kg drogë

Kanë qenë duke udhëtuar në brendësi të Kosovës pasi kishin kaluar pa probleme doganën mes dy vendeve, por u ka ndodhur një aksident ndërsa policia tentonte t’i ndalonte për verifikim dhe u është zbuluar një sasi e konsiderueshme droge. Ngjarja ndodhi dje pak para mesdite në ora 11:30 në rrugën “Sadullah Brestovci”, në Gjilan, raporton korrespondentja e noa.al. Njësitë policore në pikë kontrolli kanë tentuar të ndalojnë një veturë BMW me targa të Shqipërisë, por drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë. Vetura gjatë largimit ka shkaktuar aksident trafiku me ç’rast ngasësi i veturës, mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 53.574 kg substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është vënë nën gjendje arresti dhe ruhet në spital i dyshuari i cili me urdhër të prokurorit do të dërgohet në mbajtje. Detajet e zbulimit të drogës Burime zyrtare nga stacioni policor i Kamenicës, konfirmuan për noa.al se “gjatë patrullimit rutinë kanë ndalur veturën e drejtuar nga Z.Rr. 1961 shtetas i me banim në Durrës”. Shoferi nuk i është bindur urdhrave të policëve që të shkojë në stacionin policor në Kamenicë dhe ka lëvizur veturën me nxitim duke goditur njërin nga policët me veturë, ku i ka shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet patrulluese të stacionit policor të Gjilanit ku janë vënë në ndjekje të veturës së dyshimtë, e cila nuk ka përfillur asnjë shenjë ndaljeje nga policët. Vetura e dyshimtë, nga Kamenica ka arritur të vijë deri në qytetin e Gjilanit ku në një rrugë dytësore është përplasur me një veturë të parkuar. Edhe me këtë rast shoferi ka tentuar t’u ikë njësiteve patrulluese të Gjilanit, ku njërit nga policët i shkakton lëndime duke e goditur me veturë. Z. Rr. është ndalur nga policia rreth orës 11:30 në Gjilan në rrugën e ”Kosovës". Në vendin e ngjarjes përveç njësive sektoriale dhe hetimeve të stacionit të Gjilanit kanë dalë edhe hetimet rajonale, hetuesit e krim teknikës, njësitet anti-drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan. Pas ekzaminimit të veturës në brendësi të saj janë gjetur rreth 54 kg, (53.740kg) substancë e llojit marihuanë. Substanca e gjetur dhe vetura janë konfiskuar nga policia. Ndaj të dyshuarit do të ngrihen kallëzime penale: 1.Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, 2.Sulm ndaj personit zyrtar, 3.aksident trafiku me lëndime trupore. Rasti mbetet nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë.

Saturday, February 22, 2014

Sali Berisha ‘çmendet’ pas Anxhela Martinit

SHIKO VIDEON

Ndeshje 100% te sigurta. Luaj dhe ti !!


HAMBURG - DORTMUND - [2] -80%
ARSENAL - SUNDERLAND - [1] -80%
STEVENAGE - PETERBOROUGH - [2] -78%
REL MADRIT - ELCHE - [1] -98.8%

Na vizitoni perseri! Kemi akoma pune se bashku :)

Friday, February 21, 2014

Del kamioni nga rruga, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pukë, ku një kamion ka dalë nga rruga pranë vendit të njohur si “Lum Shtylla”. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit P.Biba është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet në gjendje të rëndë. Kanë qenë drejtues të tjerë të mjeteve të cilët kalonin në segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti ata që i kanë ardhur në ndihmë të dëmtuarit, duke lajmëruar ndihmën e shpejtë. Sakaq lidhur me këtë rast nga ana e uniformave blu vijon puna për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit të rëndë. 

Monday, February 17, 2014

Hidhet gaz toksik, helmohen nxënës shqiptarë në Shkollën Ekonomike

Nxënës dhe profesorë në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit sot pasdite janë helmuar si pasojë e hedhjes së gazi helmues nga persona të panjohur. Sipas informacioneve nga vendngjarja, dhjetë nxënës dhe katër nxënës shqiptarë kanë përfunduar të helmuar, një pjesë e të cilëve janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe në Klinikën Toksikologjike në Shkup. Gazi është hedhur pasdite vonë në këtë shkollë nga persona të panjohur, në orarin e mësimit kur po mësonin nxënësit shqiptarë. Autoritetet komunale dhe organet e rendit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gaz helmues pa ngjyrë dhe pa erë. Kryetari i komunës, Nevzat Bejta deklaroi se ky është një krim dhe vepër antinjerëzore. “Nga informacionet që kam nga drejtori i shkollës ekonomike bëhet fjalë se rreth orës 15:10, derisa nxënësit po ndiqnin orët procesin mësimor, kanë filluar të ndjejnë djegie të syve, zënie të fytit dhe kollitje, dhe se menjëherë është urdhëruar që të braktisen ambientet e shkollës. Sipas informacioneve që kemi deri tani bëhet fjalë për një helm të çuditshëm dhe të padukshëm dhe se kërkojmë që institucionet përgjegjëse të hulumtojnë dhe zbulojnë helmin dhe të kapen autorët e këtij krimi makabër”, deklaroi kryetari i komunës Nevzat Bejta. Një pjesë e nxënësve kanë pësuar probleme shëndetësore dhe nga 10 që qëndruan në spitalin e Gostivarit, katër prej tyre janë dërguar në Klinikën toksikologjike në Shkup. Në foto shikoni nxënësit e helmuar në spital sonte si dhe shkollën e tyre. “Jemi duke i bërë të gjitha hulumtimet për të zbuluar autorët e këtij vepre antinjerëzore ndaj fëmijëve tanë në qytetin e Gostivarit. Bëhet fjalë për nxënës shqiptarë, sepse ata në këtë ndërrim po vijojnë procesin mësimor”, deklaroi Bejta. 

Kryekomunari i Lazaratit: Fajin për hashashin e kanë politikanët

Kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko thotë se se është i pafuqishëm për të ndaluar kultivimin e lëndës narkotike në pronat private të bashkëfshatarëve të tij. “Lazarati asnjëherë nuk do të eliminohet nga harta e kultivimit të bimëve narkotike nëse nuk ka bashkëpunimin e strukturave të ndryshme të shtetit”, thotë zoti Aliko. Lazarati, një fshat i Gjirokastrës në jug të vendit është shndërruar në simbol për kultivimin e marijuanës. Por, sipas tij, kryekomunarit ajo çfarë mund të bëjë ai personalisht është denoncimi për rastet e kultivimit në tokat publike. Mirëpo, ai mendon se për parcelat që kanë një pronar është përgjegjësi individuale, për të cilin duhet të ndërhyjnë strukturat e shtetit. Duke folur në “News 24”, Aliko tha se i duhet thënë “stop” fenomenit që i kanë dhënë zë të përbotshëm për keq Lazaratit, por për ta bërë këtë, duhet bashkëpunimi i shumë hallkave me në krye qeverinë. “Në të kundërt, – sipas z.Aliko, – përgjegjësit do të vijojnë të hidhen portë më portë pa eliminuar të keqen për të cilën prej vitesh flitet vetëm në media, pa marrë masa konkrete që do t’u garantonin mundësi jetese banorëve përmes punëve të ligjshme”. Për kryekomunarin e Lazaratit, Dasho Aliko fillimisht shteti duhet t’u garantojë këtyre banove mbijetesën përmes punëve të ligjshme duke u siguruar dhe infrastrukturën e nevojshme në të cilën nuk duhet të investohet prej vitesh. Lazarati është pohuar nga qeveria se është një problem i ndërlikuar që nuk kërkon vetëm ndërhyrjen policore. Pak kohë më parë, pas një operacioni fotografimi me policinë dhe shërbimet e inteligjencës së Italisë mbi Lazarat, u deklarua zyrtarisht se sasia e lëndës narkotike marijuanë që prodhohet aty kap shifrën e 4.5 miliardë eurove sipas çmimit të tregut. Autoritetet policore italiane janë vënë në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria dhe zbarkon në brigjet pulieze. Në një intervistë për “La Gazeta de Mezogionio” në Itali Komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Rojeve të Financës në Bari, Mauricio Muskara tha se nuk gjente dot fjalë për të përshkruar fenomenin që po përhapet në gjithë territorin italian, fenomen që sipas tij ka nisur vite më parë. Sipas tij, rritja e këtij fenomeni ka forcuar monitorimet dhe kontrollet nga ana e policisë italiane për të zbuluar rrugëtimin e trafikantëve nga dy vendet. “Nuk i përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”, – thekson Kolonel Muskara. Koloneli italian theksonte se marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme por dhe me anije të mëdha dhe “madje arrijnë të udhëtojnë dhe në kushte moti të vështira dhe të pafavorshme”. Lëndët narkotike në tonelata shkarkohen në brigjet e Barit dhe Foxhias dhe gjithë bregun e Pulias që është më pranë bregut shqiptar për t’u shpërndarë më pas në gjithë Italinë duke synuar veçanërisht Veriun e Italisë Lombardinë, Veneton, Emilia Romanjën dhe Toskanën. Por gjithçka sipas tij duhet të hetohet dhe në nivel ndërkombëtar. 

Saturday, February 15, 2014

Simeone nuk nënvlerëson Milanin, i trembet Balotellit

Tre trofe brenda 18 muajve, kryesim i La Ligas në të njëjtën kuotë pikësh me Barcelonën dhe Realin e Madridit, 7 pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Ky është Diego Simeone, arkitekti i mrekullisë në Atletiko Madrid, që për fat të keq ka pësuar 3 humbje brenda 7 ditësh, citon Supersport. “Ndodh edhe kështu. Të mos harrojmë se dy humbje i pësuam ndaj Realit të Madridit, një prej skuadrave më të mira në botë. Cdo skuadër e ka një moment të vështirë, tani të shohim se si do të dalim nga kjo situatë. Në 38 javë kampionat është e pamundur të konkurrosh me Realin e Madridit dhe Barcelonën. Ata e bëjnë diferecën përgjatë gjithë sezonit.” Më 19 shkurt Atletiko do të luajë në San Siro ndaj Milanit sfidën e parë të 1/8 të Championsit. Për Simeonen, kuqezinjtë duhen vlerësuar maksimalisht, pasi kanë traditë të jazhtëzakonshme në këtë kompeticion. "Milani i Champions Ligë është shumë më i fortë se ai i Serisë A. Është çështje tradite. Pastaj Milani është jashtë garës në Kupën e Italisë dhe në Serinë A, kështu që i mbetet vetëm Championsi. Milani ka kampionë të mëdhenj, ndaj duhet përballur me përulësi, duke qenë të bindur se nuk do të luajmë me skuadrën që nuk po ecën mirë në kampionat. Jam i sigurt që ndaj nesh do të japë më të mirën.” Dhe në fund, argjentinasi bëri dhe një koment për Mario Balotelin. “Baloteli është një fenomen, që mund ta rrisë cilësisht skuadrën e tij. Është një sulmues të cilin e admiroj, ai mund ta kthejë në jetë një ndeshje të vdekur.”

Kërkonte shërbim taksi dhe në vend të pagesës, vidhte taksistët

Kërkonte shërbim taksi dhe në vend që të paguante për shërbimin u vidhte taksistëve të gjithë xhiron e ditës, duke u kthyer kështu në një tmerr për ta. Por pas tre denoncimeve të fundit forcat e komisariatit nr 4 në Tiranë kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Redon Musa Asllanaj, 23 vjeç banues në Tiranë me akuzën për vjedhje. Denoncimi i parë është bërë nga shtetasi L.S. 45 vjeç banues në Tiranë, shofer taxie, i cili kallëzon se më datë 09.02.2014, rreth orës 21:00, në Allias, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 28000 lekë dhe 1 celularë. Denoncimi i dytë është bërë nga shtetasi F.J, 48 vjeç, banues në Tiranë, shofer taxie, i cili gjithashtu kallëzon se më datë 06.02.2014, rreth orës 17:30, në rrugën Myslym Keta, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 225000 lekë. Denoncimi i tretë është bërë nga shtetasi G.K, 45 vjeç banues në Tiranë, i cili kallëzon se më datë 19.01.2014, në rrugën “Myslym Keta”, duke punuar me taxi, një shtetas i ka vjedhur me dhunë 180 euro, 7.000 lekë dhe 2 celular. Pas marrjes së këtyre denoncimeve policia ka nisur hetimet dhe ka rezultuar se vjedhjet janë bërë nga i njëjti shtetas Redon Musa Asllanaj, vjeç 23, i cili është arrestuar dhe çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë.

Friday, February 14, 2014

Vrasje e dyfishtë, ekstradohet nga SHBA Marjan Rroku

Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt Shqipërisë të 40 vjeçarit nga Shkodra, Marjan Rroku. Burime zyrtare nga policia i thanë , se Rroku ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2002 e ka dënuar këtë të fundit me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”. I ekstraduari Marjan Rroku, më në mars të vitit 2001 në Tiranë, para pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Alda C. dhe nënën e saj Mbarime C.. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku.

Marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 22 vjeçari

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 22 vjeçar, të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë. Burime zyrtare nga uniformat blu të këtij qyteti i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i të riut Genci Qarri, me banim në Kavajë, i cili dyshohet se në mes të muajit janar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare. Pas veprimesh intensive hetimore u bë e mundur identifikimi dhe më pas kapja e autorit të kësaj ngjarje. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprime të mëtejshme.

Arrestohet në flagrancë teksa shiste kokainë

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut  Gjirokastër kanë marrë informacion se një shtetas kishte ardhur nga Vlora për të shitur  lëndë narkotike të llojit Kokainë në fshatin Lazarat. Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Furnitori”, ku u ngritën shërbime në aksin rrugor Gjirokastër- Kordhoce pasi ky shtetas udhëtonte me automjete të shërbimit publik.. Policia njofton se rreth orës 16.30, të datës 13 shkurt 2014 shtetasi Klaudio Tolaj, i datëlindjes 1983, banues në Vlorë është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër, i cili po dilte nga Lazarati me një furgon të linjës Lazarat- Gjirokastër. Gjatë kontrollit personal të ushtruar shtetasit Klaudio Tolaj nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve, rezultoi se në xhepin e xhupit iu gjet një qese plastike transparente ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si Kokainë, gjithsej rreth  100 gramë, pasi pjesën tjetër e kishte shitur në fshatin Lazarat. Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike e dyshuar si Kokainë, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të sipërpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, dhe po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale. 

Thursday, February 13, 2014

VERGARA: GJINJTË E MËDHENJË MË BËJNË SI PROSTITUTË

Edhe pse është njëra prej femrave më të bukura dhe seksi në botë, modelja Sofia Vergara nuk është aspak e kënaqur me pamjen e saj.
Një pengesë për këtë është gjoksi i madh i saj, ka thënë modelja, duke vazhduar se e bënë të duket si prostitutë.
"Gjoksat e mi janë të mëdhenjë dhe shpesh mendoj se dukem vulgare, por qfare të bëjë kur kjo është gjenetike. Edhe nena ime i ka pasur të tillë” tregon ylli i serialit “Modern Family”.
Gjithashtu ajo rrëfen që bën shumë ushtrime që gjoksi i saj të mos varet.


Kapet 1 ton drogë, në pranga 6 persona

Tiranë, 13 shkurt 2014, Një operacion i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë ka mundur të sekuestrojë sot një ton lëndë narkotike në zonën  “Shën Vasil”, e cila dyshohet  të jetë e llojit Kanabis Sativa. Gjatë këtij operacioni forcat e policisë kanë vënë në pranga gjashtë persona, të cilët posedonin lëndën narkotike. Sipas policisë të arrestuar janë P.Caushi, L.Gjika, V.Bodoj D.Bodoj, B.Boboj dhe G.Halili. Policia informon se droga është gjetur në një furgon dhe aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tuesday, February 11, 2014

Ndahet nga jeta Skënder Sallaku Artisti i Popullit,ikona e humorit

TIRANË - Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe cirkut të Tiranës, “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku. Ish-kampioni kombëtar në Mundje Klasike, që për dhjetëra vite me rradhë dhuroi buzëqeshje për të gjithë shqiptarët, mësohet se prej gati një muaji ishte i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në stomak.

Burime nga spitali kanë bërë të ditur se, Sallaku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:30 minuta. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit të njohur dhe zëdhënësi i Qendrës Spitalore

Friday, February 7, 2014

Gjirokastër, bllokohet makina me 370 kg drogë

Gjirokastër, 7 shkurt 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Përroi i thatë” ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se pas marrjes së informacionit në rrugë operative, uniformat blu u vunë në ndjekje të një automjeti që nga Gjirokastra deri në vendin e njohur si Përroi i thatë, pranë fshatit Golem. Në vijim të operacionit u bë ndalimi i automjetit tip xhip, ku brenda tij u gjetën 370 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë. Drejtuesi i automjetit xhip me targa të huaja, por sa ka parë që e ndiqte policia ka devijuar rrugën dhe është futur në rrugën rurale të komunës Picar në drejtim të fshatit Golem. Ndjekja ka vijuar deri mbi fshatin Golem në vendin e quajtur Përroi i thatë , ku dhe është bërë bllokimi i mjetit si dhe kapja e dy personave të identifikuar si 27 vjeçari nga Tepelena Lulëzim Hadëri, drejtues i mjetit dhe 25 vjecarit nga Gjirokastra Jashar Xhamo. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga kqyrja e automjetit rezultoi se në bagazhin e automjetit dhe në vendin e sediljeve të pasme të cilat i kishte hequr u gjetën 327 pako me peshë të ndryshme rreth 370 kilogramë marijuanë./a.y/noa.al/ - See more at: http://www.noa.al/artikull/gjirokaster-bllokohet-makina-me-400-kg-droge/393851.html#sthash.H8c9tZql.dpuf





Zgjohet Schumacheri, pas nje muaji


Lajm i mire per shendetin e legjendes se Formula 1, Michael Schumacher. Ish kampioni i botes ne Formula 1, eshte zgjuar nga koma ne mengjes.

"Truri i tij ka reaguar mire. Ai eshte zgjuar lehtesisht nga koma. Ky eshte lajmi me i mire qe nga lendimi i tij. Zgjimi i tij eshte i ngadalshem dhe zgjate. Ne tani shpresojme se do te behet mire" kane thene mjeket e tij.

Zgjimi nga koma vije pikerisht nje muaj pas lendimit te tij ne Grenoble te Frances./Indeksonline/

Wednesday, February 5, 2014

ME 21 SHKURT NIS BIG BROTHER ALBANIA

Jemi mësuar tashmë gjashtë edicione që spektaklin e BigBrother ta ndjekim të shtunave.
Por, këtë vit diçka ka ndryshuar, transmetimi drejtpërdrejt i spektaklit, përkatësisht nata e quajtur e ‘eliminimeve të konkurruesve” do të jetë të premtëve, duke filluar nga data 21 shkurt.
Këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja e programit, Arbana Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Instagram. "Për shkak të impenjimit tim paralel tek #ediell, këtë vit Big Brother do të jetë live të premten duke filluar nga data 21 shkurt në Top Channel".

Tuesday, February 4, 2014

Vjedhje dhjetëra mijë euro nga vetë stafi në First Investment Bank në Tiranë

Një bankë private në Tiranë është vjedhur nga vetë stafi i saj. Paratë e saj, të paktën 20 mijë euro janë përlarë nga punonjës dhe vjedhja është zbuluar. Burime nga Policia e Shtetit i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al se një vjedhje në shumën rreth 20 mijë euro është kryer ditën e djeshme më 3 shkurt në degën kryesore të FiBank (First Investment Bank) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek kullat binjake. Ditën e sotme më 4 shkurt, është bërë kallëzim nga ana e drejtuesve të kësaj banke në Policinë e Shtetit. Ata hedhin dyshime se vjedhja është bërë nga brenda bankës, nga persona anëtarë të stafit të tyre të punës. Pas marrjes së denoncimit, drejtuesit e policisë kanë marrë në pyetje gjithë punonjësit e bankës dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë materialet filmike. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Disa qytetarë, duke reaguar pas mësimit të lajmit për vjedhje brenda bankës, pohuan sot se ndjeheshin të pasigurt në paratë që u kanë besuar kësaj banke për shkak të këtij kallëzimi që mësuan. /noa.al/ 

Arrestohet këngëtari “Mandi i NISH-Tullës” i hitit “Të ka lali shpirt”

Këngëtari Mandela Elmazi që njihet edhe si Mandi i NISH-Tullës, është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi lëvizte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi automjeti. Bashkë me Mandelën u arrestua edhe një djalë tjetër, 21 vjeçari Lenci Çela, banues në fshatin Bradashesh në periferi të Elbasanit, raporton noa.al. Policia e Elbasanit tha se këngëtari 23-vjeçar nga Elbasani, i njohur si Mandi i NISH-Tullës, banues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, u kap në flagrancë në qendër të këtij qyteti duke drejtuar mjetin tip Audi A6 me targë AA 049 AG, në gjendje të dehur, ndërsa nuk kishte as patentë. Lidhur me dy arrestimet, policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te mëtejshme per vepren penale ‘Drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe ne gjendje te dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Sipas këtij neni, “drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara ne gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”. Mandi i NISH-Tullës u bë edhe më i njohur për këngën që është bërë hit ndërkombëtar, “Të ka lali shpirt” një këngë që interpretohet si duet me Silva Gunbardhin. Kjo këngë verën e kaluar dëgjohej rregullisht në shumë lokale të vendeve të rajonit, sidomos në Turqi.

Sunday, February 2, 2014

I dua të pasmet si të Beyonces

Këngëtarja e njohur nga Barbados, Rihanna, ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se lakmon në të pasmet e koleges së saj këngëtares Beyonce, duke shtuar se Beyonce sipas Rihannës ka trup të përkryer.
Edhe pse shpesh paraqitet në publik me kostume provokative e fustane të shkurtra, këngëtarja në të vërtet nuk është e kënaqur me dukjen e saj edhe aq shumë. “Si çdo femër edhe unë nuk jam në tërësi e kënaqur me trupin tim.
o të dëshiroja shumë t’i kem të pasmet si Beyonce”, ka thënë Rihanna e cila e ka pranuar se e lakmon kolegen e saj për trupin që ka. Por, edhe pse jo në tërësi e kënaqur, Rihanna ka sqaruar se ajo nuk mendon se duket keq dhe sipas saj nuk ka asnjë njeri në botë që është i kënaqur njëqind për qind me dukjen e vet.

Për dy ditë, gati 23 milion shikime


Reklama që kompania e birrave, ‘Budweiser’ ka vendosur ta shfaqë gjatë natës së “Super Bowl”, ndeshja që e përcakton kampionin në futbollin amerikan, po pëlqehet tejmase nëpër rrjete sociale. Vetëm në kanalin e kësaj kompanie në youtube, video e postuar para dy ditësh është shikuar nga 23 milionë veta, në të gjithë botën. Reklama bën fjalë për miqësinë në mes të një qenushi dhe një kali ‘Clydesdale’. Shikoni reklamën dhe kënaquni me një nga realizimet më të mira deri më tash në fushën e marketingut.


Saturday, February 1, 2014

Tmerruese: Vrases si ne filma, Julian Sinanaj ka kryer mbi 22 vrasje

Policia e Shtetit ka dhënë sot detaje lidhur me ngjarjet në të cilat është përfshirë vrasësi serial, Julian Sinanaj.
Nga hetimet rezulton se Sinanaj ka ekzekutuar dy persona në Vlorë , si dhe është përgjegjës për vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Ardian Kollozit dhe Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Gjithashtu, Sinanaj akuzohet se është i përfshirë në 20 vrasje të ndodhur jashtë Shqipërisë. Këto vrasje, ai i ka kryer kryesisht në Greqi.

Grekët: Julian Sinanaj, më i rrezikshëm se Ilir Kupa
Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, i cili u kap para disa ditësh nga policia shqiptare është një emër i njohur edhe për policinë greke. Dy shqiptarët e kapur Ilir Kupa dhe Julian Sinanaj janë përfolur mjaft nga mediat greke ditët e fundit. Por pavarësisht se vëmendja është përqendruar te Ilir Kupa, Julian Sinanaj cilësohet nga shtypi helen si një person më i rrezikshëm se Kupa.
“Julian Sinanaj është një person me precedent të pasur kriminal në shtetin helen, më shumë se vetë Ilir Kupa. Ai akuzohet për shtatë vrasje dhe për sulme terroriste në Greqi”, shkruajnë mediat greke.
Sipas këtyre të fundit, thuhet se 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë më 25 janar dyshohet është autor i dy vrasjeve në Greqi, ku një viktimë është emër i njohur i krimit grek, ndërsa tjetri kalimtar i rastit.
Një tjetër ngjarje për të cilët lakohet emri i Sinanit është dhe vendosja dhe shpërthimi i bombës në Gjykatën e Selanikut në vitin 2010, ku rrezikuan jetën 50 persona. Gjithashtu aktivitetin e 27-vjeçarit në tokën helene, mediat atje e lidhin me një organizatë terroriste greke e quajtur “Bërthama e Zjarrit”, ku ai kryente akte terroriste për llogari të saj.
Mediat helene raportojnë se arrestimi i Julian Sinanajt i kanë kapur të papërgatitur hetuesit grekë, të cilët ndodhen prej ditësh në Tiranë. Ata presin të vërtetojnë nëse deklaratat e dhëna nga 27-vjeçari janë të bazuara në fakte.
Shtypi grek ka disa ditë që fokusohet në këto dy arrestime të bujshme në Shqipëri, duke vënë theksin tek arrestimi i Ilir Kupës, për të cilin shprehen se do të pranonte edhe të merrte përsipër një vepër penale në Shqipëri vetëm e vetëm që të mos ekstradohej. Por edhe krimet e kryera në Greqi edhe nga Julian Sinanaj kanë vënë në lëvizje drejtësinë e shtetit fqinj.