Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, February 7, 2014

Gjirokastër, bllokohet makina me 370 kg drogë

Gjirokastër, 7 shkurt 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Përroi i thatë” ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se pas marrjes së informacionit në rrugë operative, uniformat blu u vunë në ndjekje të një automjeti që nga Gjirokastra deri në vendin e njohur si Përroi i thatë, pranë fshatit Golem. Në vijim të operacionit u bë ndalimi i automjetit tip xhip, ku brenda tij u gjetën 370 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë. Drejtuesi i automjetit xhip me targa të huaja, por sa ka parë që e ndiqte policia ka devijuar rrugën dhe është futur në rrugën rurale të komunës Picar në drejtim të fshatit Golem. Ndjekja ka vijuar deri mbi fshatin Golem në vendin e quajtur Përroi i thatë , ku dhe është bërë bllokimi i mjetit si dhe kapja e dy personave të identifikuar si 27 vjeçari nga Tepelena Lulëzim Hadëri, drejtues i mjetit dhe 25 vjecarit nga Gjirokastra Jashar Xhamo. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga kqyrja e automjetit rezultoi se në bagazhin e automjetit dhe në vendin e sediljeve të pasme të cilat i kishte hequr u gjetën 327 pako me peshë të ndryshme rreth 370 kilogramë marijuanë./a.y/noa.al/ - See more at: http://www.noa.al/artikull/gjirokaster-bllokohet-makina-me-400-kg-droge/393851.html#sthash.H8c9tZql.dpuf





No comments:

Post a Comment