Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Tuesday, February 4, 2014

Arrestohet këngëtari “Mandi i NISH-Tullës” i hitit “Të ka lali shpirt”

Këngëtari Mandela Elmazi që njihet edhe si Mandi i NISH-Tullës, është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi lëvizte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi automjeti. Bashkë me Mandelën u arrestua edhe një djalë tjetër, 21 vjeçari Lenci Çela, banues në fshatin Bradashesh në periferi të Elbasanit, raporton noa.al. Policia e Elbasanit tha se këngëtari 23-vjeçar nga Elbasani, i njohur si Mandi i NISH-Tullës, banues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, u kap në flagrancë në qendër të këtij qyteti duke drejtuar mjetin tip Audi A6 me targë AA 049 AG, në gjendje të dehur, ndërsa nuk kishte as patentë. Lidhur me dy arrestimet, policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te mëtejshme per vepren penale ‘Drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe ne gjendje te dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Sipas këtij neni, “drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara ne gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”. Mandi i NISH-Tullës u bë edhe më i njohur për këngën që është bërë hit ndërkombëtar, “Të ka lali shpirt” një këngë që interpretohet si duet me Silva Gunbardhin. Kjo këngë verën e kaluar dëgjohej rregullisht në shumë lokale të vendeve të rajonit, sidomos në Turqi.

No comments:

Post a Comment