Tuesday, February 4, 2014
Vjedhje dhjetëra mijë euro nga vetë stafi në First Investment Bank në Tiranë
Një bankë private në Tiranë është vjedhur nga vetë stafi i saj. Paratë e saj, të paktën 20 mijë euro janë përlarë nga punonjës dhe vjedhja është zbuluar. Burime nga Policia e Shtetit i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al se një vjedhje në shumën rreth 20 mijë euro është kryer ditën e djeshme më 3 shkurt në degën kryesore të FiBank (First Investment Bank) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek kullat binjake. Ditën e sotme më 4 shkurt, është bërë kallëzim nga ana e drejtuesve të kësaj banke në Policinë e Shtetit. Ata hedhin dyshime se vjedhja është bërë nga brenda bankës, nga persona anëtarë të stafit të tyre të punës. Pas marrjes së denoncimit, drejtuesit e policisë kanë marrë në pyetje gjithë punonjësit e bankës dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë materialet filmike. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Disa qytetarë, duke reaguar pas mësimit të lajmit për vjedhje brenda bankës, pohuan sot se ndjeheshin të pasigurt në paratë që u kanë besuar kësaj banke për shkak të këtij kallëzimi që mësuan. /noa.al/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment