Mediat serbe dhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë e kanë quajtur ndeshje të vështirë përballjen me Shqipërinë në kualifikimet për “Euro 2016″. Madje drejtuesit e Federatës Serbe janë takuar me Federatën e Futbollit të Shqipërisë menjëherë pasi e hedhjes së shortit.
“Kemi mësuar nga Federata Shqiptare se ndeshja mund të luhet jashtë Tiranës. Kjo ndeshje mund të jetë e rrezikut të lartë. Kemi përvojë nga të tilla ndeshje edhe në përballjen me Kroacinë. Nga pikëpamja taktike ndeshja do të jetë shumë e vështirë për ne sepse Shqipëria është kundërshtarë i vështirë” ka thënë Zoran Lakovic, sekretar i përgjithshëm i Federatës Serbe.
No comments:
Post a Comment