Thursday, February 13, 2014
Kapet 1 ton drogë, në pranga 6 persona
Tiranë, 13 shkurt 2014, Një operacion i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë ka mundur të sekuestrojë sot një ton lëndë narkotike në zonën “Shën Vasil”, e cila dyshohet të jetë e llojit Kanabis Sativa. Gjatë këtij operacioni forcat e policisë kanë vënë në pranga gjashtë persona, të cilët posedonin lëndën narkotike. Sipas policisë të arrestuar janë P.Caushi, L.Gjika, V.Bodoj D.Bodoj, B.Boboj dhe G.Halili. Policia informon se droga është gjetur në një furgon dhe aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment