Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, January 31, 2014

Aventurat evropiane të kombëtares shqiptare

Kampionati i parë evropian 1960, Shqipëria nuk luan
28 janar 2014 - Emri i kampionit të parë të Europës nuk ekziston më si emërtim gjeografik. Bashkimi Sovjetik tashmë është një ish, por Rusia ka trashëgiminë e fitimit të trofeut të parë. Kampionati i parë Europian, ai i vitit 1960, i cili u zhvillua gjashtë vjet pas themelimit të UEFA-s kishte një formulë tjetër nga ky sotmi. Ishte parë më shumë në formatin e Kupës së Kombeve. Ashtu si Kupa e Botës, Liga e Kampioneve dhe Lojërat Moderne Olimpike, edhe Kampionati Europian mban markën e një francezi: Henri Delaunay, sekretari i Federatës Franceze të Futbollit. Ideja kishte lindur në vitin 1927, por “drita jeshile” u dha në vitin 1957, e u materializua 3 vjet më pas, në vitin 1960. 17 ekipe morrën pjesë në Euro 1960 ku mungesat më të mëdha ishin ato të Gjermanisë Perëndimore, Italisë e Anglisë. Shqipëria nuk morri pjesë në këtë kampionat, ndërsa i veçantë ishte refuzimi i Spanjës për të udhëtur në Bashkimin Sovjetik. Spanja ndodhej në luftë civile, ndërsa urdhërin për të mos udhëtuar drejt vendit komunist e dha gjenerali Françisko Franko. Pas tureve eliminatore, vetëm katër ekipe morrën pjesë në finale: Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Franca dhe Çekosllovakia. Finalet u mbajtën në Francë (6-10 korrik 1960). Në gjysmëfinale Jugosllavia fitoi 5-4 me Francën, ndërsa Bashkimi Sovjetik fitoi 3-0 me Çekosllavakinë. Çekosllavakia zuri vendin e tretë pas fitores 2-0 me Francën (vetëm 9 mijë shikues në Marsejë). Bashkimi Sovjetik udhëhiqej në fushë nga portieri mitik Lev Jashin. Trofeu u fitua nga ish-Bashkimi Sovjetik, që mundi në finale një tjetër konglomerat të shpërbërë, ish-Jugosllavinë, pas 120 minutave 2-1. Golin e fitores për sovjetikët e realizoi Viktor Ponedelnik në minutën e 113-të. Finalja e luajtur në “Park des Princes” u ndoq nga 18 mijë shikues. Legjenda Jashin Lev Jashin u dallua në këtë kampionat për altetizmin e tij në portë, staturën e tij imponuese (189 cm), reflekset e jashtëzakoshne dhe “shpiku” portierin mbrojtës. Jashin, kampion i Europës në vitin 1960, është votuar si portieri më i mirë i shekullit të 20-të. Në përiudhën 1954-1967 zhvilloi 78 ndeshje për Bashkimin Sovjetik. “Mbreti” Fonten Sulmues francez Zhust Fonten ishte dhe golashënuesi më i mirë i Kampionatit Europian, përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese. Në finalet e zhvilluara në Francë, ekipet zhvilluan vetëm nga dy ndeshje, asnjë lojtar nuk shënoi më shumë se dy gola: Milan Galic (Jugosllavi), Francois Heutte (Francë), Valentin Ivanoc (Bashkimi Sovjetik), Drazen Jerkoic (Jugosllavi), Viktor Ponedelnik (Bashkimi Sovjetik). Ndeshjet me më shumë gola ishin: Francë-Greqi 7-1 (raundi 1/16) dhe Jugosllavi-Francë 5-4 (gjysmëfinale). Formacioni fitues Bashkimi Sovjetik: Yashin, Tchekeli, Maslenkin, Kroutikov, Voinov, Netto, Metreveli, V.Ivanov, Ponedelnik, Bubukin, Meskhi

Euro 1964, Pano shënon golin e parë evropian për shqiptarët
Madhështia e finaleve të Euro 1960, prodhoi edhe audiencën katër vite më pas, në Kampionatin e dytë Europian. Nga 17 ekipe që morën pjesë në eliminatoret e Francë 1960, në Spanjë 1964 shkoi në 29 ekipe, por më të veçantën se skuadra e 30-të përfaqësuese, Greqia nuk pranoi të luante me Shqipërinë. Surpriza e madhe e ka emrin Luksemburg. “Liliputët” eliminuan një gjigant si Holanda (1-1, 2-1), përpara së të eliminoheshin në çerekfinale nga Danimarka me një ndeshje të tretë ekstra (3-3,2-2, 0-1), që kishte eliminuar nga e saj në çerekfinalet eliminatore pikërisht Shqipërinë, për të përfunduar e katërta në Europë. Në finale mbërritën Bashkimi Sovjetik, Spanja dhe Hungaria. Në gjysmëfinale Bashkimi Sovjetik shkatërroi Danimarkën 3-0 në “Kamp Nour” të Barcelonës dhe Spanja mposhti 2-1 pas 120 minutave lojë Hungarinë në “Santiago Bernabeu” të Madridit. Në prami të më shumë se 79 mijë shikuesve në “Santiago Bernabeu”, Spanja mundi 2-1 Bashkimin Sovjetik me një gol të minutave të fundit të realizuar nga Marcelino. 45 vjet më parë, më 29 qershor 1963 në Kopenhagen nisi edhe aventura e Shqipërisë në Kampionatet Europiane, atë Euro 1964, finalet e të cilit u zhvilluan në Spanjë, dhe u fituan po nga toreadorët. Në fakt, shorti i eliminatoreve të Euro 1964, e vuri Shqipërinë përballë Greqisë, por fqinjët tanë refuzuan të luanin kundër nesh, duke vendosur si pretekst “Ligjin e luftës”, që ekzistonte midis dy vendeve. Me një “kualifikim” të dhuruar, kombëtarja jonë u vu përballë Danimarkës në Kopenhagen, njëherësh edhe ndeshja e parë e luajtur në fushë në Kampionatin Europian. Humbje shokuese 4-0, më 29 qershor 1963, ku goli i parë i danezëve si për “tersllëk” u realizua nga pika e bardhë nga ana e Jens Petersenit (16’). Madsen (35’), Klauzen (40’) dhe Enoksen (49’) mbyllën hesapet me portierin Sulejman Maliqati dhe skuadrën e trajnerit Loro Boriçi në aventurën e parë. Katër muaj më pas, më 30 tetor 1963, Shqipëria u paraqit në “Qemal Stafa” me Zyber Konçin në bankinë dhe Shefqet Topin në portë. Entuziazmi i jashtëzakonshëm në një stadium tërësisht të shitur prodhoi edhe golin e parë historik të Shqipërisë në Europë. Goli i parë i në eliminatoret e një Kampionati Europian i përket legjendës Panajot Pano (atëherë 24 vjeç), vetëm tre minuta nga fillimi i takimit, i cili vulosi edhe fitoren e parë të Shqipërisë në Europë. Për “sportistin shqiptar të shekullit të kaluar” ai konsiderohet edhe si goli më i bukur i i tij, që përkoi me ndeshjen e parë me përfaqësuesen, karrierë që përfundoi pas 20 vjetësh, më 7 nëntor 1973, në ndeshjen miqësore me përfaqësuesen kineze. Legjenda Panajot Pano e përshkruan kështu atë gol historik. “ Sa ka vlere nje gol! Nuk ka gol pa vlere se fundja per ate luhet futboll: per te shenuar apo per te mos pesuar...Goli im me Danimarken ne Tirane pati nje vlere te madhe se u shenua shume shpejt (3') dhe publiku i pranishem ne Qemal Stafen tone dhe e gjithe Shqiperia e kane ndjekur me shume kenaqesi ndeshjen deri ne fund si fitimtare." "Ka qene nje pasim i Lin Shllakut nga e majta e sulmit tone. Kam dribluar dhe sa i jam afruar tek zona e 16-shes ne krahun nga tribuna qendrore kam gjuajtur rrufeshëm ne krahun e djathte te portes daneze nga, ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nen duar se ishte fare rrafsh me token dhe me shpejtesi shume te madhe e godita plotesisht...Ishte goli i pare ne shkalle europiane dhe ndaj nje skuadre shume te forte e cila u rendit e 4-ta...Mos harrohet edhe fakti tjeter: ne nuk pesuam gol...”, - përfundon lojtari shqiptar i shekullit. Në 24 ndeshje (12 për kampionatet europiane) “Pushkashi i vogël” shqiptar realizoi 4 gola me përfaqësuesen dhe nga 34 gola ndërkombëtarë të “stilit Pano” me Kombëtaren, Tiranën e Partizanin, ku 11 gola i përkasin “vitit të artë 1963”. Sa për statistikë nga takimi i parë kundër Danimarkës në Kopenhagen, që nisi me një humbje 4-0 dhe deri te ai i fundit, 44 vjet më pas, ai me Rumaninë të përfunduar po më një humbje 6-1 në Bukuresht, Shqipëria ka zhvilluar 73 ndeshje, një më pak se ato në eliminatoret e kampionateve Botërore, 74. Bilanci i Shqipërisë në ballafaqimet në kampionatet Europiane ofron këto statistika: 10 fitore, 7 barazime, 57 humbje; 47 gola të shënuar dhe 151 të pësuar (- 104, diferenca e golave). Euro 1964 29 qershor 1963 Danimarkë-Shqipëri 4-0 Golat: Jens Petersen 16' pen, Ole Madsen 35', Eyvind Clausen 40', Henning Enoksen 49' 30 tetor 1963 Shqipëri-Danimarkë 1-0 Golat: Panajot Pano 3’ “Europianët” e parë kuqezinj Danimarkë-Shqipëri 4-0 Sulejman Maliqati, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Gëzim Kasmi, Lin Shllaku, Lorenc Vorfi, Mehdi Bushati, Pavllo Bukoviku, Panajot Pano, Fiqiri Thoma Duro. Trajner Loro Boriçi. Shqipëri-Danimarkë 1-0 Shefqet Topi, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Lin Shllaku, Andon Zaho, Mehdi Bushati, Panajot Pano, Pavllo Bukoviku, Enver Ibërshimi. Trajner Zyber Konçi.


No comments:

Post a Comment