Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Thursday, January 23, 2014

Hakerat Pazare Me Estradën

hakerat estrada shqiptareHackerat janë persona me dije eksperti rreth kompjuterëve dhe rrjeteve kompjuterike të cilët kanë mundësinë që përmes rrjetit të hyjnë në një kompjuter tjetër. Shumë hacker-a këtë e bëjnë vetëm për argëtim, ata edhe janë të lumtur, që të hyjnë në një kompjuter por të mos ndryshojnë, dëmtojnë, apo të shlyejnë një të dhënë.
Janë tre djelmosha të cilët tani e disa vjet merren me punën e hakerizmit, mbase puna e tyre tashmë është bërë edhe legale. Demi Prince, Crackeri dhe Babadimni, djelmoshat që parapëlqejnë të mos zbulojnë identitetin e tyre të vërtetë, duke përdorur madje edhe maska për tu mos u shfaqur në publik bëjnë të ditur se puna e hakerizmit është një punë mjaftë e mirë por edhe e lodhshme.
Ata janë të pajisur me armët teknologjike që godasin kudo në kompjuterë të të tjerëve. Një bashkëpunim mjaftë të ngushtë sipas Babadimnit kanë edhe me estradën, ku ndërmjet tyre ekziston një bashkëpunim apo edhe një lloj ‘Pazari’. Përveç thyerjes së pasword-it, hakerat kanë mundësi edhe t’i rikthejnë ato adresa të e-mal-it.
Ua kanë thyer pasword-at yjeve të estradës
“Na ka ndodhur që të hakerojmë e-mail adresat e shumë këngëtarëve, në fakt edhe ua kemi thyer paswordat, por nuk i kemi dëmtuar dhe ua kemi rikthyer prapë”, shprehet Babadimni për “Zëri”. Një pazar bukur i madh është duke u bërë tani në këtë periudhë në mes këtyre tre hakerëve dhe pjesës dërmuese të estradës, ku nëpërmjet YouTube këta hakera shesin klikime.
Mbase sipas Demi Prince çmimi i tyre për një numër të konsiderueshëm klikimesh është mjaftë i lartë. “Pjesa dërmuese e estradës muzikore blejnë klikime nga ne. Çmimi për 1 milion klikime është 1000 euro, ndërkaq YouTube për këtë numër të klikime ka çmimin 800 euro. Në fakt ne i blejmë prej YouTube-s dhe ua shesim këngëtarëve. Por tash me punën tonë si hakera 50% i prodhojmë edhe vet”, thotë Demi Prince.
Japin mijëra euro për shtimin e numrit të klikimeve
Për shkak të kolegialitetit që kanë me estradën Crackeri thotë se nuk mund të publikojnë emrat e këngëtarëve që blejnë klikime, edhe pse janë shumë prej tyre që për të pasur numër sa më të madh klikimesh japin mijëra euro. “Kemi bashkëpunime me pjesën dërmuese të estradës dhe nuk mund ti publikojmë emrat e tyre që blejnë klikime sepse me këtë mund të bie edhe niveli i artistëve” thekson ai.
Demi Prince ka 10 vjet që po merret me këtë punë për të cilën thotë se është mjaftë e mundimshme. “Kjo punë është e vështirë sepse pjesën dërmuese të kohës e shpenzoj për dije të teknologjisë. Dhe janë bërë më se 10 vjet që merrem me hakerizëm, para inkuadrimit të Facebook kur merreshim me hi5 piczo”, shprehet ai.
Për shkak të punës së tyre këta hakera shpeshherë kanë pasur problem edhe me policinë, por këto probleme ata i kanë zgjidhur me kalimin e kohës. “Probleme me policinë kemi pasur disa herë, p.sh. për disa uebfaqe fanpage, por me kohë i kemi tejkaluar këto mosmarrëveshje”, thotë Demi Prince. Javë më parë Flori Mumajesi ka konfiskuar kanalin e tij nga Arkiva Shqip dhe në këtë betejë thuhet të kenë gisht edhe këta hakera, mirëpo një gjë të tillë Demi Prince e mohon.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi pasur gisht në këtë betejë mes Florit dhe Arkiva Shqip. Në fakt ne keq nuk u bëjmë askujt, në bëjmë vetëm punën tonë legale, por nëse na ngacmojnë patjetër se iu kundërpërgjigjemi”, shprehet në fund Demi Prince. /zeri.info

No comments:

Post a Comment