Lady Gaga do të ishte e hapur të eksperimentojë në shtrat me të dashurin e saj Taylor Kinney, madje edhe të bëjë “treshen”.
Këngëtarja 27-vjeçare thotë se për t’i bërë gjërat më të nxehta në dhomën e fjetjes, ajo me qejf do të ftonte edhe një femër tjetër t’u bashkohet atyre.
“Kjo duket argëtuese”, ka qeshur Gaga gjatë paraqitjes në “The Howard Stern Show”, e pyetur për një “treshe” të mundshme në krevat.
Por këngëtarja e hitit “Applause” thotë se asaj nuk i pëlqen të përziejë me shumë njerëz, dhe se është besnike ndaj të dashurit të saj.
“Ja shpjegimi. Unë nuk jam një lloj i personit që pëlqen të bëjë seks gjithë kohën me shumë njerëz të rastësishëm”.
“Nuk e bëj këtë. Unë jam në një lidhje monogamiste (me një person), ne kemi kohë të mira, kemi qenë së bashku për një kohë. Nëse do të vinte një rast i tillë, pse jo”, ka thënë Gaga. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment