Një 14-vjeçar u arrestua nga policia pasi posendonte një armë në formë iPhone. Arma e sekuestruar me ngjyrë të zezë në pjesën e sipërme ka një shirit ngjyrë të argjendtë. Kurse në pjesën anësore, janë butonat e
volumit, të cilat nuk janë të tilla.
"Arma ka pamjen e një iPhone të zi, por butonat e volumit janë më të shquara se zakonisht. Në pjesën e sipërme ka një shirit të argjendtë dhe dy vrima prej të cilave qëllohet. Butonat e volumit shërbejnë për të aktivizuar pajisjen. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se posedimi i këtyre armëve është një vepër penale", tha rreshteri i policisë Phil Marsh.
Armët në formën e celularëve prodhohen kryesisht në Kinë dhe mund të blihen në internet për rreth 20 euro. /albeu.com/
No comments:
Post a Comment