Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Enes Hyka dhe Mehmet Demirxhan janë dy “shkencëtarët” shqiptarë që kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP 2013”, në fushën e projekteve inxhinierike e mjedisore për energji botërore të qëndrueshme.
Kjo olimpiadë u organizua në datat 8-13 maj në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolimit termik dhe zanor duke përdorur mbetjet e baterive”, është projekti i medresistëve shqiptarë që u rendit i pari ndër 500 projekte pjesëmarrëse nga 70 vende të ndryshme të botës.
Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë e tyre në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit./shekulli/
No comments:
Post a Comment