Të ecësh të bën mirë për shëndetin, dhe kjo dihet nga të gjithë, por që bën mirë për 40 sëmundje kjo është zbuluar së fundmi. Studimet tregojnë se të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta në javë (të ndarë në 30 minuta në ditë për 5 ditë) aktivitet fizik, fillimisht me ritme të ngadalta dhe më pas pak më të forta.
Nëse doni të dobësoheni atëherë dyfishojini minutat, pra ecni rreth 300 minuta çdo javë. Ndërsa për fëmijët është e nevojshme të paktën 60 minuta ecje në ditë.
Lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën.
Përparësia e ecjes rekreative qëndron në faktin se, personat që merren me këto aktivitete, eshtrat e tyre i rezistojnë katër deri në shtatë vite më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave të tyre.
Këto rezultate dhe hulumtimet e tjera të bëra gjatë studimeve të ndryshme dëshmojnë që ecja si aktivitet fizik ndihmon shumë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së skeletit njerëzor.
No comments:
Post a Comment