Vdes nga lodhja nje vajze e re qe punonte me ore te zgjatura.
Mita Duran, 24 vjec nga Indonezia ankohej shume ne rrjetet sociale per oret e zgjatura te punes se saj.
Ajo ka vdekur diten e shtune disa minuta pasi publikoi ne Twitter kete mesazh: “30 ore pune radhazi dhe ende mbahem e forte!”
24-vjecarja punonte per Young & Rubicam, nje agjensi reklamash ne Xhakarta.
Dite me pare ajo kishte pershkruar ne rrjetet sociale jeten e saj qe konsistonte ne pune, pune dhe pune.
“Jam ende ketu. Nuk po jetoj fare. Dikush te me nxjerre me zor nga zyra. Po mendoj te marr shtratin ne pune”, ishte nje nga mesazhet e fundit te Mita Duran. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment