Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Monday, February 17, 2014

Hidhet gaz toksik, helmohen nxënës shqiptarë në Shkollën Ekonomike

Nxënës dhe profesorë në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit sot pasdite janë helmuar si pasojë e hedhjes së gazi helmues nga persona të panjohur. Sipas informacioneve nga vendngjarja, dhjetë nxënës dhe katër nxënës shqiptarë kanë përfunduar të helmuar, një pjesë e të cilëve janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe në Klinikën Toksikologjike në Shkup. Gazi është hedhur pasdite vonë në këtë shkollë nga persona të panjohur, në orarin e mësimit kur po mësonin nxënësit shqiptarë. Autoritetet komunale dhe organet e rendit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gaz helmues pa ngjyrë dhe pa erë. Kryetari i komunës, Nevzat Bejta deklaroi se ky është një krim dhe vepër antinjerëzore. “Nga informacionet që kam nga drejtori i shkollës ekonomike bëhet fjalë se rreth orës 15:10, derisa nxënësit po ndiqnin orët procesin mësimor, kanë filluar të ndjejnë djegie të syve, zënie të fytit dhe kollitje, dhe se menjëherë është urdhëruar që të braktisen ambientet e shkollës. Sipas informacioneve që kemi deri tani bëhet fjalë për një helm të çuditshëm dhe të padukshëm dhe se kërkojmë që institucionet përgjegjëse të hulumtojnë dhe zbulojnë helmin dhe të kapen autorët e këtij krimi makabër”, deklaroi kryetari i komunës Nevzat Bejta. Një pjesë e nxënësve kanë pësuar probleme shëndetësore dhe nga 10 që qëndruan në spitalin e Gostivarit, katër prej tyre janë dërguar në Klinikën toksikologjike në Shkup. Në foto shikoni nxënësit e helmuar në spital sonte si dhe shkollën e tyre. “Jemi duke i bërë të gjitha hulumtimet për të zbuluar autorët e këtij vepre antinjerëzore ndaj fëmijëve tanë në qytetin e Gostivarit. Bëhet fjalë për nxënës shqiptarë, sepse ata në këtë ndërrim po vijojnë procesin mësimor”, deklaroi Bejta. 

No comments:

Post a Comment