Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Monday, February 17, 2014

Kryekomunari i Lazaratit: Fajin për hashashin e kanë politikanët

Kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko thotë se se është i pafuqishëm për të ndaluar kultivimin e lëndës narkotike në pronat private të bashkëfshatarëve të tij. “Lazarati asnjëherë nuk do të eliminohet nga harta e kultivimit të bimëve narkotike nëse nuk ka bashkëpunimin e strukturave të ndryshme të shtetit”, thotë zoti Aliko. Lazarati, një fshat i Gjirokastrës në jug të vendit është shndërruar në simbol për kultivimin e marijuanës. Por, sipas tij, kryekomunarit ajo çfarë mund të bëjë ai personalisht është denoncimi për rastet e kultivimit në tokat publike. Mirëpo, ai mendon se për parcelat që kanë një pronar është përgjegjësi individuale, për të cilin duhet të ndërhyjnë strukturat e shtetit. Duke folur në “News 24”, Aliko tha se i duhet thënë “stop” fenomenit që i kanë dhënë zë të përbotshëm për keq Lazaratit, por për ta bërë këtë, duhet bashkëpunimi i shumë hallkave me në krye qeverinë. “Në të kundërt, – sipas z.Aliko, – përgjegjësit do të vijojnë të hidhen portë më portë pa eliminuar të keqen për të cilën prej vitesh flitet vetëm në media, pa marrë masa konkrete që do t’u garantonin mundësi jetese banorëve përmes punëve të ligjshme”. Për kryekomunarin e Lazaratit, Dasho Aliko fillimisht shteti duhet t’u garantojë këtyre banove mbijetesën përmes punëve të ligjshme duke u siguruar dhe infrastrukturën e nevojshme në të cilën nuk duhet të investohet prej vitesh. Lazarati është pohuar nga qeveria se është një problem i ndërlikuar që nuk kërkon vetëm ndërhyrjen policore. Pak kohë më parë, pas një operacioni fotografimi me policinë dhe shërbimet e inteligjencës së Italisë mbi Lazarat, u deklarua zyrtarisht se sasia e lëndës narkotike marijuanë që prodhohet aty kap shifrën e 4.5 miliardë eurove sipas çmimit të tregut. Autoritetet policore italiane janë vënë në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria dhe zbarkon në brigjet pulieze. Në një intervistë për “La Gazeta de Mezogionio” në Itali Komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Rojeve të Financës në Bari, Mauricio Muskara tha se nuk gjente dot fjalë për të përshkruar fenomenin që po përhapet në gjithë territorin italian, fenomen që sipas tij ka nisur vite më parë. Sipas tij, rritja e këtij fenomeni ka forcuar monitorimet dhe kontrollet nga ana e policisë italiane për të zbuluar rrugëtimin e trafikantëve nga dy vendet. “Nuk i përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”, – thekson Kolonel Muskara. Koloneli italian theksonte se marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme por dhe me anije të mëdha dhe “madje arrijnë të udhëtojnë dhe në kushte moti të vështira dhe të pafavorshme”. Lëndët narkotike në tonelata shkarkohen në brigjet e Barit dhe Foxhias dhe gjithë bregun e Pulias që është më pranë bregut shqiptar për t’u shpërndarë më pas në gjithë Italinë duke synuar veçanërisht Veriun e Italisë Lombardinë, Veneton, Emilia Romanjën dhe Toskanën. Por gjithçka sipas tij duhet të hetohet dhe në nivel ndërkombëtar. 

No comments:

Post a Comment