Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Saturday, February 15, 2014

Simeone nuk nënvlerëson Milanin, i trembet Balotellit

Tre trofe brenda 18 muajve, kryesim i La Ligas në të njëjtën kuotë pikësh me Barcelonën dhe Realin e Madridit, 7 pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Ky është Diego Simeone, arkitekti i mrekullisë në Atletiko Madrid, që për fat të keq ka pësuar 3 humbje brenda 7 ditësh, citon Supersport. “Ndodh edhe kështu. Të mos harrojmë se dy humbje i pësuam ndaj Realit të Madridit, një prej skuadrave më të mira në botë. Cdo skuadër e ka një moment të vështirë, tani të shohim se si do të dalim nga kjo situatë. Në 38 javë kampionat është e pamundur të konkurrosh me Realin e Madridit dhe Barcelonën. Ata e bëjnë diferecën përgjatë gjithë sezonit.” Më 19 shkurt Atletiko do të luajë në San Siro ndaj Milanit sfidën e parë të 1/8 të Championsit. Për Simeonen, kuqezinjtë duhen vlerësuar maksimalisht, pasi kanë traditë të jazhtëzakonshme në këtë kompeticion. "Milani i Champions Ligë është shumë më i fortë se ai i Serisë A. Është çështje tradite. Pastaj Milani është jashtë garës në Kupën e Italisë dhe në Serinë A, kështu që i mbetet vetëm Championsi. Milani ka kampionë të mëdhenj, ndaj duhet përballur me përulësi, duke qenë të bindur se nuk do të luajmë me skuadrën që nuk po ecën mirë në kampionat. Jam i sigurt që ndaj nesh do të japë më të mirën.” Dhe në fund, argjentinasi bëri dhe një koment për Mario Balotelin. “Baloteli është një fenomen, që mund ta rrisë cilësisht skuadrën e tij. Është një sulmues të cilin e admiroj, ai mund ta kthejë në jetë një ndeshje të vdekur.”

No comments:

Post a Comment