Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Saturday, February 15, 2014

Kërkonte shërbim taksi dhe në vend të pagesës, vidhte taksistët

Kërkonte shërbim taksi dhe në vend që të paguante për shërbimin u vidhte taksistëve të gjithë xhiron e ditës, duke u kthyer kështu në një tmerr për ta. Por pas tre denoncimeve të fundit forcat e komisariatit nr 4 në Tiranë kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Redon Musa Asllanaj, 23 vjeç banues në Tiranë me akuzën për vjedhje. Denoncimi i parë është bërë nga shtetasi L.S. 45 vjeç banues në Tiranë, shofer taxie, i cili kallëzon se më datë 09.02.2014, rreth orës 21:00, në Allias, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 28000 lekë dhe 1 celularë. Denoncimi i dytë është bërë nga shtetasi F.J, 48 vjeç, banues në Tiranë, shofer taxie, i cili gjithashtu kallëzon se më datë 06.02.2014, rreth orës 17:30, në rrugën Myslym Keta, pasagjeri që po i shërbente, i ka vjedhur me dhunë 225000 lekë. Denoncimi i tretë është bërë nga shtetasi G.K, 45 vjeç banues në Tiranë, i cili kallëzon se më datë 19.01.2014, në rrugën “Myslym Keta”, duke punuar me taxi, një shtetas i ka vjedhur me dhunë 180 euro, 7.000 lekë dhe 2 celular. Pas marrjes së këtyre denoncimeve policia ka nisur hetimet dhe ka rezultuar se vjedhjet janë bërë nga i njëjti shtetas Redon Musa Asllanaj, vjeç 23, i cili është arrestuar dhe çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë.

No comments:

Post a Comment