Friday, February 14, 2014
Vrasje e dyfishtë, ekstradohet nga SHBA Marjan Rroku
Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt Shqipërisë të 40 vjeçarit nga Shkodra, Marjan Rroku. Burime zyrtare nga policia i thanë , se Rroku ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2002 e ka dënuar këtë të fundit me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”. I ekstraduari Marjan Rroku, më në mars të vitit 2001 në Tiranë, para pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Alda C. dhe nënën e saj Mbarime C.. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment