Friday, February 14, 2014
Marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 22 vjeçari
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 22 vjeçar, të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë. Burime zyrtare nga uniformat blu të këtij qyteti i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i të riut Genci Qarri, me banim në Kavajë, i cili dyshohet se në mes të muajit janar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare. Pas veprimesh intensive hetimore u bë e mundur identifikimi dhe më pas kapja e autorit të kësaj ngjarje. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprime të mëtejshme.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment