Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, February 14, 2014

Arrestohet në flagrancë teksa shiste kokainë

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut  Gjirokastër kanë marrë informacion se një shtetas kishte ardhur nga Vlora për të shitur  lëndë narkotike të llojit Kokainë në fshatin Lazarat. Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Furnitori”, ku u ngritën shërbime në aksin rrugor Gjirokastër- Kordhoce pasi ky shtetas udhëtonte me automjete të shërbimit publik.. Policia njofton se rreth orës 16.30, të datës 13 shkurt 2014 shtetasi Klaudio Tolaj, i datëlindjes 1983, banues në Vlorë është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër, i cili po dilte nga Lazarati me një furgon të linjës Lazarat- Gjirokastër. Gjatë kontrollit personal të ushtruar shtetasit Klaudio Tolaj nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve, rezultoi se në xhepin e xhupit iu gjet një qese plastike transparente ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si Kokainë, gjithsej rreth  100 gramë, pasi pjesën tjetër e kishte shitur në fshatin Lazarat. Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike e dyshuar si Kokainë, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të sipërpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, dhe po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale. 

No comments:

Post a Comment