Nuk e ka toleruar ngacmimin ndaj vajzes se tij nje shqiptar bne Itali. Policia vendase ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka therur me thikë një shtetas tunizian.
Sipas policise, Edmond Koçiu vrau me thikë tunizianin Lassad Gouma, ku ky i fundit i ngacmoi vajzën shqiptarit.
Krimi mendohet se u krye për mbrojtjen e nderit të familjes.
Vrasja ndodhi në një strukturë pritje për ekstakomunitarët në qytetin e Peruxhias, të martën në darkë.
Tuniziani i vrarë qëndronte pa dokumente në Itali dhe kishte disa precedentë penalë, për drogë, për krime ndaj pronës dhe ndaj personit.
No comments:
Post a Comment