Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, February 28, 2014

Përplaset autobusi, vdesin 13 studentë e 2 mësues

Nga përplasja e një autobusi në lindje të Tailandës, kanë mbetur të paktën 15 viktima, përfshi 13 studentë, bëjnë të ditur autoritetet tailandeze. 
Autobusi i shkollës po udhëtonte drejt qytetit bregdetar të Pattaya-s, rreth 150 km në jug-lindje të Bangkokut, kur u përplas me një kamion, tha policia. 13 studentë dhe 2 mësues raportohen të vdekur, ndërsa mbi 30 persona të tjerë janë plagosur, shtuan burimet policore.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Tailandë, pasi standardet e sigurisë janë tepër të dobta, ndërsa një tjetër faktor është edhe trafiku i rënduar.
Përplasja ndodhi në orët e para të së premtes, tha policia. Studentët ishin nisur nga qyteti veri-lindor i Ratchasima-s, për në Pattaya. Policia ka nisur hetimet mbi aksidentin.
Sipas Anukarn Thammavijarn, zyrtar i policisë, “frenat e autobusit mund të kenë pasur probleme, ose shoferin mund ta ketë zënë gjumi”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se Tailanda ka përqindjen “më të lartë” të vdekjeve nga aksidentet rrugoe, nga shumica e vendeve të tjera të Azisë Jug-Lindore.
Në Dhjetor, 29 persona ndërruan jetë, pasi një autobus, që po udhëtonte drejt provincës veriore të Phetchabun, u rrëzua nga ura e Khun Pha Muang.

Burimi: Top Channel

No comments:

Post a Comment