Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, January 24, 2014

Tretja, 10 laksativët më të mirë natyrorë


Tretja, 10 laksativët më të mirë natyrorë
Ekzistojnë dhjetë laksativë natyrorë të cilët konsiderohen si më të mirët për problemin që mund të keni me mostretjen e ushqimeve.
Ata janë të gjindshëm në çdo shtëpi dhe jo shumë të kushtueshëm për një kurë të nevojshme kundër kapsllëkut.
Ja se për cilët laksativë bëhet fjalë:
1) Uji
Uji është laksativi më i mirë që ekziston, pasi ai nuk ka efekte anësore. Pirja e tij që në mëngjes herët kur stomaku është bosh, i ndihmon zorrët të bëjnë sa më mirë punën e tyre.
2) Kivi
Kivi është një frutë e shëndetshme që nëse hahet në mëngjes vë në lëvizje “zorrët dembele”.
3) Palestra
Të shkosh në palestër apo të bësh gjimnastikë ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.
4) Drithërat
Drithërat, në formën e bukës apo makaronave, janë të pasura me fibra që ndihmojnë në luftën kundër kapsllëkut.
5) Çamçakëzët pa sheqer
Çamçakëzët pa sheqer përmbajnë sorbitol, një substancë që nëse konsumohet në një lloj sasie, ndihmojnë në tretje. Nuk duhet ta ekzagjeroni.
6) Bishtajoret
Bishtajoret, përveçse përmbajnë proteina bimore, janë gjithashtu të pasura me fibra që stimulojë zorrët.
7) Kumbullat e thara
Kumbullat e thara janë një laksativ i shkëlqyer natyror, por mbi të gjitha janë shumë të shijshme! Ndaj konsumojini ato shpesh.
8) Aloe Vera
Aloe Vera bën mirë për shumë funksione fiziologjike, ndër të cilat edhe për sistemin e tretjes dhe veçanërisht për zorrët.
9) Frutat e thata
Frutat e thata përmbajnë vaj dhe shumë fibra, janë perfekte për të luftuar kapsllëkun.
10) Jamballi
Jamballi është një rrënjë që ka një efekt të mirë laksativ. Kështu që “rrugë të lirë” karameleve!
Çfarë është konstipacioni?
Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situatë kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë konstipacion (kapsllëk) kanë dhembje gjatë defekimit (jashtëqitjes) dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë konstipacion në qoftë se ata nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi defekim normal mund jetë tri herë në ditë deri në tri herë në javë, kjo varet nga personi.
Konstipacioni (kapsllëku) është shenjë dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë konstipacion në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dietë e varfër. Në shumë raste konstipacioni është i përkohshëm dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.
Kujdes me:
1-Abuzimin me laksativët jonatyrorë
Laksativë quhen kryesisht medikamentet të cilat ndihmojnë (defekimin) jashtëqitjen. Mendimi se njerëzit duhet të defekojnë për ditë ka çuar që disa njerëz të përdorin laksativë. Edhe pse njerëzit ndihen të lehtësuar nga përdorimi i laksativëve, ata duhet të rrisin dozat për shkak se trupi me kalimin e kohës krijon varësi ndaj tyre.
2-Injorimin e nevojës urgjente për të defekuar
Njerëzit, të cilët injorojnë nevojën për defekim (jashtëqitje) duke e ndaluar një ndjesi të tillë. Disa njerëz e vonojnë defekimin për shkak se nuk duan të përdorin tualetet jashtë shtëpisë. Të tjerë e injorojnë për shkak të stresit emocional ose janë shumë të zënë me punë. Fëmijët e injorojnë për shkak të trajnimeve stresuese higjienike, ose se nuk duan të ndërpresin lojërat.

No comments:

Post a Comment