Pages

TregoShqip

TregoShqip
» Mirsevini ne TregoShqip.Blogspot.Com - Ne blogun tone do te gjeni lajme nga bota dhe vendi, Info VIP, Ndeshje te sigurta 100%, Lojra ONLINE, Lojra per PC Tuaj, Hite Shqip, Etj..// Na ndiqni ne FACEBOOK: Trego Shqip

Friday, January 31, 2014

Aventurat evropiane të kombëtares shqiptare

Kampionati i parë evropian 1960, Shqipëria nuk luan
28 janar 2014 - Emri i kampionit të parë të Europës nuk ekziston më si emërtim gjeografik. Bashkimi Sovjetik tashmë është një ish, por Rusia ka trashëgiminë e fitimit të trofeut të parë. Kampionati i parë Europian, ai i vitit 1960, i cili u zhvillua gjashtë vjet pas themelimit të UEFA-s kishte një formulë tjetër nga ky sotmi. Ishte parë më shumë në formatin e Kupës së Kombeve. Ashtu si Kupa e Botës, Liga e Kampioneve dhe Lojërat Moderne Olimpike, edhe Kampionati Europian mban markën e një francezi: Henri Delaunay, sekretari i Federatës Franceze të Futbollit. Ideja kishte lindur në vitin 1927, por “drita jeshile” u dha në vitin 1957, e u materializua 3 vjet më pas, në vitin 1960. 17 ekipe morrën pjesë në Euro 1960 ku mungesat më të mëdha ishin ato të Gjermanisë Perëndimore, Italisë e Anglisë. Shqipëria nuk morri pjesë në këtë kampionat, ndërsa i veçantë ishte refuzimi i Spanjës për të udhëtur në Bashkimin Sovjetik. Spanja ndodhej në luftë civile, ndërsa urdhërin për të mos udhëtuar drejt vendit komunist e dha gjenerali Françisko Franko. Pas tureve eliminatore, vetëm katër ekipe morrën pjesë në finale: Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Franca dhe Çekosllovakia. Finalet u mbajtën në Francë (6-10 korrik 1960). Në gjysmëfinale Jugosllavia fitoi 5-4 me Francën, ndërsa Bashkimi Sovjetik fitoi 3-0 me Çekosllavakinë. Çekosllavakia zuri vendin e tretë pas fitores 2-0 me Francën (vetëm 9 mijë shikues në Marsejë). Bashkimi Sovjetik udhëhiqej në fushë nga portieri mitik Lev Jashin. Trofeu u fitua nga ish-Bashkimi Sovjetik, që mundi në finale një tjetër konglomerat të shpërbërë, ish-Jugosllavinë, pas 120 minutave 2-1. Golin e fitores për sovjetikët e realizoi Viktor Ponedelnik në minutën e 113-të. Finalja e luajtur në “Park des Princes” u ndoq nga 18 mijë shikues. Legjenda Jashin Lev Jashin u dallua në këtë kampionat për altetizmin e tij në portë, staturën e tij imponuese (189 cm), reflekset e jashtëzakoshne dhe “shpiku” portierin mbrojtës. Jashin, kampion i Europës në vitin 1960, është votuar si portieri më i mirë i shekullit të 20-të. Në përiudhën 1954-1967 zhvilloi 78 ndeshje për Bashkimin Sovjetik. “Mbreti” Fonten Sulmues francez Zhust Fonten ishte dhe golashënuesi më i mirë i Kampionatit Europian, përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese. Në finalet e zhvilluara në Francë, ekipet zhvilluan vetëm nga dy ndeshje, asnjë lojtar nuk shënoi më shumë se dy gola: Milan Galic (Jugosllavi), Francois Heutte (Francë), Valentin Ivanoc (Bashkimi Sovjetik), Drazen Jerkoic (Jugosllavi), Viktor Ponedelnik (Bashkimi Sovjetik). Ndeshjet me më shumë gola ishin: Francë-Greqi 7-1 (raundi 1/16) dhe Jugosllavi-Francë 5-4 (gjysmëfinale). Formacioni fitues Bashkimi Sovjetik: Yashin, Tchekeli, Maslenkin, Kroutikov, Voinov, Netto, Metreveli, V.Ivanov, Ponedelnik, Bubukin, Meskhi

Euro 1964, Pano shënon golin e parë evropian për shqiptarët
Madhështia e finaleve të Euro 1960, prodhoi edhe audiencën katër vite më pas, në Kampionatin e dytë Europian. Nga 17 ekipe që morën pjesë në eliminatoret e Francë 1960, në Spanjë 1964 shkoi në 29 ekipe, por më të veçantën se skuadra e 30-të përfaqësuese, Greqia nuk pranoi të luante me Shqipërinë. Surpriza e madhe e ka emrin Luksemburg. “Liliputët” eliminuan një gjigant si Holanda (1-1, 2-1), përpara së të eliminoheshin në çerekfinale nga Danimarka me një ndeshje të tretë ekstra (3-3,2-2, 0-1), që kishte eliminuar nga e saj në çerekfinalet eliminatore pikërisht Shqipërinë, për të përfunduar e katërta në Europë. Në finale mbërritën Bashkimi Sovjetik, Spanja dhe Hungaria. Në gjysmëfinale Bashkimi Sovjetik shkatërroi Danimarkën 3-0 në “Kamp Nour” të Barcelonës dhe Spanja mposhti 2-1 pas 120 minutave lojë Hungarinë në “Santiago Bernabeu” të Madridit. Në prami të më shumë se 79 mijë shikuesve në “Santiago Bernabeu”, Spanja mundi 2-1 Bashkimin Sovjetik me një gol të minutave të fundit të realizuar nga Marcelino. 45 vjet më parë, më 29 qershor 1963 në Kopenhagen nisi edhe aventura e Shqipërisë në Kampionatet Europiane, atë Euro 1964, finalet e të cilit u zhvilluan në Spanjë, dhe u fituan po nga toreadorët. Në fakt, shorti i eliminatoreve të Euro 1964, e vuri Shqipërinë përballë Greqisë, por fqinjët tanë refuzuan të luanin kundër nesh, duke vendosur si pretekst “Ligjin e luftës”, që ekzistonte midis dy vendeve. Me një “kualifikim” të dhuruar, kombëtarja jonë u vu përballë Danimarkës në Kopenhagen, njëherësh edhe ndeshja e parë e luajtur në fushë në Kampionatin Europian. Humbje shokuese 4-0, më 29 qershor 1963, ku goli i parë i danezëve si për “tersllëk” u realizua nga pika e bardhë nga ana e Jens Petersenit (16’). Madsen (35’), Klauzen (40’) dhe Enoksen (49’) mbyllën hesapet me portierin Sulejman Maliqati dhe skuadrën e trajnerit Loro Boriçi në aventurën e parë. Katër muaj më pas, më 30 tetor 1963, Shqipëria u paraqit në “Qemal Stafa” me Zyber Konçin në bankinë dhe Shefqet Topin në portë. Entuziazmi i jashtëzakonshëm në një stadium tërësisht të shitur prodhoi edhe golin e parë historik të Shqipërisë në Europë. Goli i parë i në eliminatoret e një Kampionati Europian i përket legjendës Panajot Pano (atëherë 24 vjeç), vetëm tre minuta nga fillimi i takimit, i cili vulosi edhe fitoren e parë të Shqipërisë në Europë. Për “sportistin shqiptar të shekullit të kaluar” ai konsiderohet edhe si goli më i bukur i i tij, që përkoi me ndeshjen e parë me përfaqësuesen, karrierë që përfundoi pas 20 vjetësh, më 7 nëntor 1973, në ndeshjen miqësore me përfaqësuesen kineze. Legjenda Panajot Pano e përshkruan kështu atë gol historik. “ Sa ka vlere nje gol! Nuk ka gol pa vlere se fundja per ate luhet futboll: per te shenuar apo per te mos pesuar...Goli im me Danimarken ne Tirane pati nje vlere te madhe se u shenua shume shpejt (3') dhe publiku i pranishem ne Qemal Stafen tone dhe e gjithe Shqiperia e kane ndjekur me shume kenaqesi ndeshjen deri ne fund si fitimtare." "Ka qene nje pasim i Lin Shllakut nga e majta e sulmit tone. Kam dribluar dhe sa i jam afruar tek zona e 16-shes ne krahun nga tribuna qendrore kam gjuajtur rrufeshëm ne krahun e djathte te portes daneze nga, ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nen duar se ishte fare rrafsh me token dhe me shpejtesi shume te madhe e godita plotesisht...Ishte goli i pare ne shkalle europiane dhe ndaj nje skuadre shume te forte e cila u rendit e 4-ta...Mos harrohet edhe fakti tjeter: ne nuk pesuam gol...”, - përfundon lojtari shqiptar i shekullit. Në 24 ndeshje (12 për kampionatet europiane) “Pushkashi i vogël” shqiptar realizoi 4 gola me përfaqësuesen dhe nga 34 gola ndërkombëtarë të “stilit Pano” me Kombëtaren, Tiranën e Partizanin, ku 11 gola i përkasin “vitit të artë 1963”. Sa për statistikë nga takimi i parë kundër Danimarkës në Kopenhagen, që nisi me një humbje 4-0 dhe deri te ai i fundit, 44 vjet më pas, ai me Rumaninë të përfunduar po më një humbje 6-1 në Bukuresht, Shqipëria ka zhvilluar 73 ndeshje, një më pak se ato në eliminatoret e kampionateve Botërore, 74. Bilanci i Shqipërisë në ballafaqimet në kampionatet Europiane ofron këto statistika: 10 fitore, 7 barazime, 57 humbje; 47 gola të shënuar dhe 151 të pësuar (- 104, diferenca e golave). Euro 1964 29 qershor 1963 Danimarkë-Shqipëri 4-0 Golat: Jens Petersen 16' pen, Ole Madsen 35', Eyvind Clausen 40', Henning Enoksen 49' 30 tetor 1963 Shqipëri-Danimarkë 1-0 Golat: Panajot Pano 3’ “Europianët” e parë kuqezinj Danimarkë-Shqipëri 4-0 Sulejman Maliqati, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Gëzim Kasmi, Lin Shllaku, Lorenc Vorfi, Mehdi Bushati, Pavllo Bukoviku, Panajot Pano, Fiqiri Thoma Duro. Trajner Loro Boriçi. Shqipëri-Danimarkë 1-0 Shefqet Topi, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Lin Shllaku, Andon Zaho, Mehdi Bushati, Panajot Pano, Pavllo Bukoviku, Enver Ibërshimi. Trajner Zyber Konçi.


Wednesday, January 29, 2014

Angli: Shqiptarët Gripshi dhe Shega, në Top 6-ën e më të kërkuarve

Policia britanike i akuzon për narko-trafik dhe pastrim parash
Mendohet se “firarët” fshihen në kryeqytetin holandez, Amsterdam
DURRËS, 28 janar 2014 –  Dy shqiptarë në top 6 listën britanike të personave më të kërkuar dhe që besohet se janë fshehur në Amsterdam, kryeqyteti i Holandës, thotë BBC-ja (shih faksimilen). Me këtë problem po merren të gjitha mediet anglishtfolëse dhe ato holandeze. Ata akuzohen si anëtarë të një bande, që merret me trafikimin e kokainës në Britani. Bëhet fjalë për Belino Gripshin dhe Dejan Shegën dhe 4 britanikë (shih fotot, nga e majta në të djathtë: sipër britanikët Mark McKenna, Mark Fitzgibbon dhe Paul Finnigan të tre nga Liverpool-i; poshtë nga e majta në të djathtë James Tarrant nga Britania, Belino Gripshi dhe Dejan Shega të dy të fundit nga Shqipëria). Forcat ligj-zbatuese të Mbretërisë së Bashkuar shënojnë se Belino Gripshi është 37 vjeç, nga Peja (në origjinal: Peja lokalizohet në Shqipëri!). Për Gripshin ka informacione se udhëtonte nga Britania e Madhe në Shqipëri me sasi të mëdha valute të fortë të konvertueshme, dyshohet se është anëtar i një rrjeti kriminal të organizuar të trafikimit të kokainës në Britani. Policia metropolitane britanike, gjatë hetimeve, ka mundur t’i kapë Gripshit 9.5 kg kokainë, 120 000 stërlina kesh si dhe pajisje prodhimi për furnizimin me shumicë të kokainës. Kurse Dejan Shega është 34 vjeç. Shega, i cili ka flokë ngjyrë kafe të errët të drejtë, kërkohet si i dyshuar për trafikimin drogës së klasit A (sikurse klasifikohen në Britani heroina, kokaina, ekstazia dhe LSD-ja) dhe pastrim parash.

Monday, January 27, 2014

Kjo eshte kamera e fsheht me renqethse ne history (Video)




Flet i shumëkërkuari shqiptar: “Nuk jam as bos as shenjtor, kërkoj drejtësi”


“Mos e telefononi duke i thirrur bos dhe mos e quani personazh të njohur, këto etiketa nuk janë për të”. Kështu e ka nisur shkrimin “ll Giornale di Vicenza”, e cila i ka marrë një intervistë ekskluzive të kërkuarit numër një në Vicenza, shqiptarit Emanuel Demaj.
Akuzat kundër tij kanë qenë të panumërta. Por ai është larg. Ndoshta në Shqipëri, ndoshta në një shtet tjetër, me siguri qindra milje larg nga Italia . Por në sajë të rrjetit, kontrollon çdo gjë që ndodh në Vicenza, në qytetin “e tij” dhe çdo ditë lexon lajmet në lidhje me të.
Dhe nëpërmjet rrjetit ka rënë dakord të intervistohet dhe të japë versionin e tij në lidhje me akuzat që i kanosen. Ai thotë: “Unë nuk jam një shenjtor, nuk i kam respektuar shpesh herë rregullat, por jam akuzuar për shumë krime, të cilat nuk i kam kryer dhe shpesh me kanë etiketuar si një njeri i keq”.
Ajo është plagosur në një shkëmbim zjarri dhe falënderon mjekët të cilët e kanë shpëtura. Gjithashtu ai akuzohet se ka qëlluar një njeri në këmbë, gjatë një përleshje tjetër me armë.
“U shërova mrekullisht, duhet të falënderoj mjekët që janë kujdesur për mua. Në Borgo Casale jam plagosur në gjoks dhe gjendja ishte shumë serioze. Te ngjarja e të shtënave më 8 janar, në Viale della Pace, u plagosa seriozisht. Është thënë se vetëm rumuni ishte goditur dhe se unë kam qëlluar i pari. Por jo, ai qëlloi kundër meje dhe nëse doja mund ta kisha vrarë, por nuk e bëra, vetëm sa mbrojtja veten dhe e qëllova në këmbë. Ajo që them mund të provohet, pasi ka pasur dëshmitarë, të paktën 15 njerëz. Kam disa foto, filmime dhe të dhëna mjekësore të klinikës ku jam shëruar. Jam i gatshëm t’u jap gjithçka hetuesve”, -thotë Demaj.
Ai gjithashtu akuzohet edhe për shfrytëzimin e prostitutave dhe mendohet se për këtë gjë ka pasur edhe përplasjen me armë me rumunët. Ai thotë se ka frekuentuar prostituta, por kurrë nuk ka përfituar prej tyre.
Ju akuzoheni për grabitje. Policia deri tani ka arrestuar gjashtë person. Policia thotë se ju keni qen lideri dhe mendja e grupit.
“Historia e plaçkitjeve është krejtësisht e pabazë. Do ta kuptoja akuzën e marrjes së mallrave të vjedhura, por grabitjet nuk i kam bërë. Në web lexova artikujt. Më vjen keq për miqtë e mi, të cilët janë arrestuar, për shkak se të gjithë kanë fëmijë të vegjël në shtëpi”.
Ai do të kthehesh në Itali ?
“Vullnetarisht, natyrisht jo. Sigurisht jo në Vicenza. Më vjen keq, sepse arrita i ri në qytet, është shtëpia ime, por unë nuk mund të kthehem. Të gjitha këto ngjarje më kanë shkatërruar. Shpresoj se nëse do të hyj në burg, të dënohem për ato gjëra që kam bërë dhe jo për akuza të rreme”, tha Demaj. /shekulli/

Sunday, January 26, 2014

Berisha: Sulmet me C4 i nisi Rama me pallatin në Vlorë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha akuzoi qeverinë për atë që e cilësoi si vitin e tritolit, trafiqeve dhe maskave. Sipas tij, atentatet me eksploziv përbëjnë tiparin kryesor të vitit 2014, dhe për këtë, sipas Berishës, ka vetëm një fajtor, i cili është kryeministri Edi Rama. “Shpërthimet e përditshme të tritolit, në serialin e akteve thuajse të përditshme terroriste, përbëjnë dhe tiparin kryesor të këtij viti”, shkruan Berisha në “Facebook”. “Vallen e vdekjes, apo serialin e akteve terroriste me tritol e nisi qeveria me vendosjen e tritolit në pallatet me leje në Vlorë, ndërtimet me leje në Tiranë dhe vazhdoi me tritolin në të ndenjurat e Besnik Dervishit. Kryekreu i vendit qetëson shpërthimet e tij të brendshme me shpërthime eksplozivi në mbarë vendin”, vijon Berisha. - See more at: 

Shkencë, nxënësit shqiptarë të Medresesë fitojnë olimpiadën në SHBA

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Enes Hyka dhe Mehmet Demirxhan janë dy “shkencëtarët” shqiptarë që kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP 2013”, në fushën e projekteve inxhinierike e mjedisore për energji botërore të qëndrueshme.

 
Kjo olimpiadë u organizua në datat 8-13 maj në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolimit termik dhe zanor duke përdorur mbetjet e baterive”, është projekti i medresistëve shqiptarë që u rendit i pari ndër 500 projekte pjesëmarrëse nga 70 vende të ndryshme të botës.
Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë e tyre në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit./shekulli/

Çfarë janë superkompjuterat?

Një superkompjuter i ri i krijuar nga Universiteti Kombëtar i Kinës për Teknologjinë e Mbrojtjes është renditur si më i shpejti në listën e 500 kompjuterave më të fuqishëm në botë. Superkompjuteri “Titan” i Laboratorit Kombëtar Oak Ridge të Departamentit amerikan të Energjisë ra në vendin e dytë të kësaj renditjeje. Por çfarë janë superkompjuterat? Dhe sa e rëndësishme është gara për t'i bërë ata më të shpejtë dhe më të fuqishëm?
Kompjuteri juaj personal i zakonshëm ka vetëm një mikroprocesor ose CPU, që zbaton një sërë komandash të përfshira në programet e instaluara në kompjuter.
Superkompjuterat e parë kishin vetëm disa mikroprocesorë më tepër, por profesori i shkencave kompjuterike në Universitetin e Virxhinias, Andrew Grimshaw, thotë se kjo ka ndryshuar pasi mikroprocesorët tashmë kushtojnë më pak dhe janë më të shpejtë.
"Sot, superkompjuterat janë ata që ne quajmë makina paralele. Në vend të një CPU-je, pra të një mikroprocesori, ata kanë me mijëra e mijëra. Dhe në rastin e këtij modeli të Kinës, në varësi të mënyrës se si numërohet, kemi miliona mikroprocesorë."
Makinat paralele përbëhen nga shumë kompjutera të mëdhenj të veçantë të quajtur nyje, që vendosen në një bllok. Ata shpenzojnë një sasi të madhe energjie elektrike dhe lëshojnë shumë nxehtësi, prandaj kanë nevojë për sistemeve të mëdha ftohjeje. Gjithashtu, superkompjuterat përdorin programe të ndryshme nga ato që përdorin kompjuterat e zakonshëm.
Me burime të mjaftueshme, thotë zoti Grimshaw, kushdo mund të ndërtojë një superkompjuter për të zgjidhur probleme që kërkojnë miliona përllogaritje matematikore.
Por kjo nuk është gjithmonë e nevojshme. Një superkompjuter virtual mund të krijohet edhe me anë të kompjuterave individualë të rrjetit të një universiteti apo kompanie. Këto sisteme mund të përpunojnë të dhënat gjatë kohës që kompjuterat nuk po përdoren nga askush.
"Në disa raste është shumë e thjeshtë të përdorësh superkompjuterat virtualë, sidomos kur problemi mund të ndahet në pjesë përbërëse të pavarura, pra duke e shpërndarë punën gjithandej. Ne e bëjmë këtë shumë shpesh në Universitetin e Virxhinias."
Andrew Grimshaw thotë se deri një dekadë më parë, inxhinierët ishin të përqendruar në bërjen e kompjuterave më të shpejtë. Që atëherë, thotë ai, ata kanë punuar për të krijuar makina paralele më të fuqishme.
"Kjo po ndryshon shkencën dhe inxhinierinë dhe do të vazhdojë t’i transformojë ato në mënyra që unë mendoj se shumica e njerëzve nuk mund t’i kuptojë plotësisht – pra se sa mirë ne mund ta modelojmë dhe simulojmë botën tani."
Grimshaw thotë se aftësitë e informatikës premtojnë një të ardhme jashtëzakonisht të mirë për fushën e kërkimeve.
/voa/

Motorola prezanton zyrtarisht Moto G

motorola-prezanton-zyrtarisht-moto-g_hdMotorola ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit në sistemin operativ Android, Motorola Moto G, të cilin kompania e ka prezantuar zyrtarisht në një ngjarje mediale në Brazil.

Motorola Moto G është telefoni i parë i kompanisë në Android i cili do të lansohet zyrtarisht në tregun global, pasi që paraardhësi i këtij modeli, Motorola Moto X aktualisht është në dispozicion vetëm në SHBA.

Moto G është dizajnuar të jetë një model global i telefonit të mençur, i cili ofron përvojën e plotë të një telefoni të mençur për një kosto mjaft të lirë, pasi që ky model do të shitet për një çmim prej 200 dollarësh.
Motorola Moto G ofron një dizajn të ngjashëm me Moto X, i cili do të ofrojë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në formatin HD, dhe rezolucionin prej1280 x 720 pikselëve, me 329 piksel për inç.
Procesori i Motorola Moto G vjen me 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM, si dhe baterinë me mundësi të kohëzgjatjes deri në 10 orë bisede aktive në 3G.
Telefoni i ri i kompanisë së blerë nga Google, Android 4.3 Jelly Bean, mirëpo së shpejti ky model do ta ketë versionin e ri të Android, 4.4 Kit Kat në të ardhmen e afërt.
Motorola Moto G ofrohet në dy opsione të memories së brendshme, përkatësisht me 8GB për 179 dollarë, dhe opsionin me 16GB, i cili do të shitet për 199 dollarë. / Telegrafi /

Kelly provokon në tapetin e kuq

Kelly Brook, 34 vjeçarja modele, artiste dhe drejtuese televizive britanike, është shfaqur
me një dekolte marramendëse shumë të hapur, në National Televizion Awards në Londër. 

23-vjeçarja kërkon dhuratë për ditëlindje: Dua seks me 23 meshkuj- FOTO

23-vjeçarja kërkon dhuratë për ditëlindje: Dua seks me 23 meshkuj-  FOTOKANADA – Një vajzë kanadeze ka kërkuar një dhuratë disi të veçantë për ditëlindjen e saj. Heidi Van-Horny mbush 23 vjeç në 20 shkurt dhe për këtë ka kërkuar plot 23 meshkuj me të cilët të kryejë marrëdhënie seksuale.

Heidi interpreton filma për të rritur në Kanada dhe idenë për dhuratën e ditëlindjes e ka postuar në faqen e saj në “Facebook”, ku ka ftuar djemtë në festën e shfrenuar.

Faqja e saj në rrjetin social është bllokuar për shkak të kërkesave të shumta për miqësi, ndërsa vajza ka siguruar se festa e ditëlindjes do të zhvillohet në 20 shkurt në klubin “L’Eclipse Dix71” në Montreal. 

Rita Ora tregon “asetet” e saj

Rita Ora u rikthye të tregonte fizikun e saj të shkëlqyer, ndërsa u fotografua të gjatë mesjavës në një mbrëmje në Los Anxhelos.
Këngëtarja me origjinë kosovare kishte zgjedhur të vishej me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, i cili nxorri në pah këmbët e saj të drejta dhe të tonifikuara, si dhe format e tjera vërtet sensuale të 23-vjeçares.
Ora ndodhet në Amerikën e Veriut për të marrë pjesë në përvojën e saj të parë kinematografike, në rolin e motrës së Grey, në shndërrimin në film të librit më të suksesshëm të 2013-s, “50 Hijet e Greit”.
Një roman me tre vëllime me përmbajtje të theksuar erotizmi, pa dyshim që ka nevojë për këtë tërheqjes seksuale që Rita është në gjendje të transmetojë, vetëm një javë pas ndërprerjes së marrëdhënies 9-mujore me DJ Calvin Harris.

Operacioni “Lluks”, bllokohen 80 automjete te vjedhura e pa dokumentacion


lluks
Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë kanë ndërrmarrë dhe vënë në zbatim operacionin e koduar “Lluks”, i cili ka si qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen ehetimeve për automjetet e vjedhura, të trafikuara, si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion.
Bazuar në Planin operacionial mbi rritjen e sigurisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale, parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme, strukturat e policisë do të përqëdrohen edhe në drejtim të kapjes së personave në kërkim, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në të gjithë akset rrugore.
Në sajë të masave të marra dhe vënies në zbatim të këtij Plan Operacioni, në shkallë qarku, deri më tani janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse për rreth 250 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 80 automjete, pasi dyshohet se disa prej tyre janë të vjedhura dhe disa pa dokumentacion të rregullt.
Policia e Kryeqytet, do të vazhdojë me intensitet dhe në ditët në vijim zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të këtij plani operacional.

Saturday, January 25, 2014

Një super perfomanc me rreth (Video)




Arrestohet këngëtari Justin Biber

Këngëtari 19  vjeccar, Justin Bieber, është arresuar për shkak se i jepte makinës nën ndikimin e drogës dhe bënte gara duke ecur me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat rrugore.

Biber u arrestua të enjten në Miami Beach, Florida, ndrësa i jepte një makine  Lamborghini të marrë me qira.
Policia ka raportuar Bieber dhe miqtë e tij duke përdorur makinat e tyre për të bllokuar trafikun në Pine Tree Drive  në rrugën 26, një zonë banimi, në 04:30, të mënegjesi duke krijuar një shirit për këngëtarin, i cili ishte në një Lamborghini.
Shefi i Policisë Raymond Martinez tha se “testet treguan se Bieber ishte nën ndikimin e drogës.”

Kanada, zjarr në azil, 5 të vdekur, 31 të zhdukur

zjarr në azilKanada, zjarr në azil, 5 të vdekur, 31 të zhdukur- Janë plot 31 të moshuar kanadezë të zhdukur dhe 5 të tjerë të konfirmuar, që kanë humbur jetën, pasi një zjarr shkrumboi azilin e pleqve në Quebec.
Kryeministri Stephen Harper tha se nuk ka aspak dyshim se humbjet e jetëve në rezidencën e Havre, në L’Isle-Verte, do të jenë “të konsiderueshme”.
Zjarri u raportua fillimisht rreth 00:30 me orën lokale (06:00), 225 km në lindje të qytetit të Quebec-ut. Shumica e rezidentëve përdorën karriget me rrota dhe proteza për t’iu larguar zjarrit, thanë zyrtarët.
U njoftuan disa departamente zjarrfikësish rreth rajonit me 1400 banorë, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, pas të cilës zjarrfikësit panë dhe dëgjuan njerëz në ndërtesë, ndaj të cilëve nuk mund të ofronin ndihmë.
Ishte “një natë ferri”, tha shefi lokal i zjarrfikësve, Yvon Charron, për “Canadian Press”. Ekipet e shpëtimit mundën të shpëtonin rreth 20 nga 50 apo 60 rezidentët e azilit, 3 prej të cilëve dolën të plagosur.
Kanada, zjarr në azil, 5 të vdekur, 31 të zhdukur - Ekipet e shpëtimit u penguan nga temperaturat tepër të ulta të mbrëmjes së të enjtes, e megjithatë, autoritetet kontrolluan shtëpinë e shkrumbuar dhe të mbuluar nga një shtresë akulli. Zyrtarët thanë se shpresojnë që të paktën disa prej të zhdukurve, të kenë mundur të jenë larguar për në familjet e tyre.
“Shpresojmë për më të mirën”, tha zyrtari i policisë, Audrey-Annie Bilodeau për reporterët.

Burimi: Top Channel

Pse çiftet shtojnë në peshë pas martesës?

Edhe fillimi i jetës martesore gjithashtu edhe fundi i saj, janë njësoj të cilat mund të ndikojnë në ngritjen e peshës trupore.

Fillimi i jetës martesore, sikurse edhe fundi i saj, njësoj mund të ndikojnë në rritjen e peshës trupore. Kështu tregojnë rezultatet e një studimi të Shoqatës sociologjike amerikane, nga hulumtimet e fundit të Cosmopolitan.
Shtimi në peshë më së shumti ndodh në dy vitet e para të martesës, gjegjësisht ndarjes, ndërsa më të prira për trashje janë nuset.



Hulumtuesit kanë kryer një studim duke i përcjellë njerëzit nga viti 1986 deri në vitin 2010, ndërsa qëllimi i studimit ka qenë përcjellja e indeksit të peshës së tyre trupore dhe statusit martesor. 

Rezultatet kanë treguar se shtimi në peshë është i lidhur edhe me fillimin e martesës edhe me ndarjen, ndërsa në veçanti është i shprehur te femrat. Kjo zakonisht ndodh për shkak të moskujdesit të çiftit për pamjen e tyre fizike dhe anashkalimit të ushtrimeve fizike, si dhe për shkak të ngrënies së ushqimeve në mënyrë të parregullt për shkak të obligimeve të shumta, e sidomos për çiftet të cilat kanë fëmijë

Adoleshentja me më shume ndjekës-followers se Lady Gaga (Video)

Çdo diskutim për Bethany Mota fillon me këtë numërim: Kanali i saj në YouTube ka 5 milionë ndjekës (më shumë se Lady Gaga), në Instagram përcillet nga 2 milion njerëz, më shumë se Vouge, Elle, Marie Claire, Glamour dhe Cosmopolitan kanë së bashku. 

Në twitter ka “vetëm” një milionë e gjysmë ndjekës. Mota, jeton në California bashkë me prindërit e saj dhe sapo ka përfunduar shkollën e mesme. Brenda pak kohe është bërë shumë e famshme falë videove në YouTube, që flet për shopping. 

Të gjitha këto adolodhentja i ka arritur pa ndihmën e stilistëve apo redaktorëve të modës. Ajo kurrë nuk është përgjigjur në pyetjën se sa fiton nga rrjetet sociale, mirëpo supozohet se ajo fiton 40 mijë dollarë dhe atë vetëm nga Youtube.

Friday, January 24, 2014

Kapiteni Cana kundër ndarjes “Një Komb, një Kombëtare”

Kapiteni CanaKapiteni Cana kundër ndarjes “Një Komb, një Kombëtare”
Lajmi për përgatitjen e një delegacioni të përbërë nga kryeministri Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka për të takuar dhe bindur Adnan Januzaj që të luajë me Shqipërinë ka bërë që në Kosovë ta cilësojnë edhe si ‘vjedhje’ këtë lëvizje. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana thotë se duhet të ekzistojë vetëm një Kombëtare duke përjashtuar mundësinë që të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, në ndeshjet miqësore ndërkombëtare, të cilat janë lejuar nga FIFA.
Në një pyetje të shtruar në statusin e rrjetit social “Twitter” të Canës ‘Kush do të luajë për Kosovën?  I menjëhershëm ka qenë reagimi i Canës duke shprehur qartazi preferencën e tij për vetëm një Kombëtare.
“Akt jo i mirë për ty, për tjerët vendim i mirë, 1 Komb, 1 Kombëtare”, ishte përgjigja e Canës në profilin e tij zyrtar. Vendimi i Canës duke se ka zemëruar opinion sportiv kosovar, pasi Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e shumë të tjerë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të luajnë me Kosovën.
Por Cana i qëndron besnik idesësë shprehur edhe më parë se nuk duhet që të ekzistojnë dy kombëtare, por vetëm një. Trajneri i përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaki ka paralajmëruar se do t’i ftojë futbollistët kosovarë që luajnë për ekipin e tyre të lindjes.
Futbollistët kosovarë duket se janë kthyer në kryefjalën e ditës në disa shtete. Paraqitja e mirë e Berishës me Lacion ka bërë që opinion sportiv italian të vlerësojnë në maksimum, por jo vetëm, pasi fjalë shumë të mirë në adresë të portierit kanë shkuar edhe nga trajneri De Biasi.
“Kërkoja të zbuloja futbollistë të rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Berisha po luante në Kalmar të Suedisë dhe menjëherë i tregova disa klubeve në Serie A. Lazio ishte mjaft e mirë dhe posaçërisht drejtori sportiv, Igli Tare që i mposhti të gjithë, unë mendoj se Lazio bëri zgjedhje të mirë. Etriti i ka të gjitha karakteristikat më qenë më i miri në Evropë në rolin e tij. Më të mirët e kombëtares luajnë në shtete të huaja, nuk do të propozoja asnjë lojtar të ri nga Superliga, pasi kampionati shqiptar nuk ofron shumë mundësi” deklaroi ai.

Tretja, 10 laksativët më të mirë natyrorë


Tretja, 10 laksativët më të mirë natyrorë
Ekzistojnë dhjetë laksativë natyrorë të cilët konsiderohen si më të mirët për problemin që mund të keni me mostretjen e ushqimeve.
Ata janë të gjindshëm në çdo shtëpi dhe jo shumë të kushtueshëm për një kurë të nevojshme kundër kapsllëkut.
Ja se për cilët laksativë bëhet fjalë:
1) Uji
Uji është laksativi më i mirë që ekziston, pasi ai nuk ka efekte anësore. Pirja e tij që në mëngjes herët kur stomaku është bosh, i ndihmon zorrët të bëjnë sa më mirë punën e tyre.
2) Kivi
Kivi është një frutë e shëndetshme që nëse hahet në mëngjes vë në lëvizje “zorrët dembele”.
3) Palestra
Të shkosh në palestër apo të bësh gjimnastikë ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.
4) Drithërat
Drithërat, në formën e bukës apo makaronave, janë të pasura me fibra që ndihmojnë në luftën kundër kapsllëkut.
5) Çamçakëzët pa sheqer
Çamçakëzët pa sheqer përmbajnë sorbitol, një substancë që nëse konsumohet në një lloj sasie, ndihmojnë në tretje. Nuk duhet ta ekzagjeroni.
6) Bishtajoret
Bishtajoret, përveçse përmbajnë proteina bimore, janë gjithashtu të pasura me fibra që stimulojë zorrët.
7) Kumbullat e thara
Kumbullat e thara janë një laksativ i shkëlqyer natyror, por mbi të gjitha janë shumë të shijshme! Ndaj konsumojini ato shpesh.
8) Aloe Vera
Aloe Vera bën mirë për shumë funksione fiziologjike, ndër të cilat edhe për sistemin e tretjes dhe veçanërisht për zorrët.
9) Frutat e thata
Frutat e thata përmbajnë vaj dhe shumë fibra, janë perfekte për të luftuar kapsllëkun.
10) Jamballi
Jamballi është një rrënjë që ka një efekt të mirë laksativ. Kështu që “rrugë të lirë” karameleve!
Çfarë është konstipacioni?
Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situatë kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë konstipacion (kapsllëk) kanë dhembje gjatë defekimit (jashtëqitjes) dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë konstipacion në qoftë se ata nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi defekim normal mund jetë tri herë në ditë deri në tri herë në javë, kjo varet nga personi.
Konstipacioni (kapsllëku) është shenjë dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë konstipacion në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dietë e varfër. Në shumë raste konstipacioni është i përkohshëm dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.
Kujdes me:
1-Abuzimin me laksativët jonatyrorë
Laksativë quhen kryesisht medikamentet të cilat ndihmojnë (defekimin) jashtëqitjen. Mendimi se njerëzit duhet të defekojnë për ditë ka çuar që disa njerëz të përdorin laksativë. Edhe pse njerëzit ndihen të lehtësuar nga përdorimi i laksativëve, ata duhet të rrisin dozat për shkak se trupi me kalimin e kohës krijon varësi ndaj tyre.
2-Injorimin e nevojës urgjente për të defekuar
Njerëzit, të cilët injorojnë nevojën për defekim (jashtëqitje) duke e ndaluar një ndjesi të tillë. Disa njerëz e vonojnë defekimin për shkak se nuk duan të përdorin tualetet jashtë shtëpisë. Të tjerë e injorojnë për shkak të stresit emocional ose janë shumë të zënë me punë. Fëmijët e injorojnë për shkak të trajnimeve stresuese higjienike, ose se nuk duan të ndërpresin lojërat.

Kardashian, 3 mijë $ në ditë për fundshpinën (FOTO)


Kardashian, 3 mijë $ në ditë për fundshpinën (FOTO)

Fundshpina e Kim Kardashian është po aq e famshme sa edhe llogaria e saj në "Twitter" me 19 milionë ndjekës.
Megjithatë, për shkak të formave të saj të bollshme dhe të veçanta, për Kardashian është shndërruar në një problem i vërtetë gjetja e veshjeve që t'i rinë puthur në trup ashtu siç ajo do të dëshironte.
Zgjidhja? "TMZ" informoi ditën e mërkurë se 33-vjeçarja ka punësuar një rrobaqepës personal, i cili paguhet 3 mijë dollarë në ditë.
Rrobaqepësi, përveçse do ta këshillojë Kimin për veshjet që duhet të blejë, do të jetë gjatë të gjithë kohës në gatishmëri për të rimodeluar veshjet e blera nga Kardashian, në mënyrë që t'i sjellë ato sipas formës së dëshiruar.


  

Studimi: Ecja mund të parandalojë 40 sëmundje


Studimi: Ecja mund të parandalojë 40 sëmundje
Të ecësh të bën mirë për shëndetin, dhe kjo dihet nga të gjithë, por që bën mirë për 40 sëmundje kjo është zbuluar së fundmi. Studimet tregojnë se të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta në javë (të ndarë në 30 minuta në ditë për 5 ditë) aktivitet fizik, fillimisht me ritme të ngadalta dhe më pas pak më të forta.
Nëse doni të dobësoheni atëherë dyfishojini minutat, pra ecni rreth 300 minuta çdo javë. Ndërsa për fëmijët është e nevojshme të paktën 60 minuta ecje në ditë.
Lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën.
Përparësia e ecjes rekreative qëndron në faktin se, personat që merren me këto aktivitete, eshtrat e tyre i rezistojnë katër deri në shtatë vite më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave të tyre.
Këto rezultate dhe hulumtimet e tjera të bëra gjatë studimeve të ndryshme dëshmojnë që ecja si aktivitet fizik ndihmon shumë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së skeletit njerëzor.

Thursday, January 23, 2014

Hersi Matmuja Përfaqëson Shqipërinë Në Eurosong

Hersi MatmujaKënga ‘Zemërimi i një nate’ nën interpretim të këngëtares Hersi Matmuja është shpallur fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Kjo këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
‘Ka qenë festivali i parë që unë e kam shijuar shumë këtë skenë dhe përmes këngës jam përpjekur të dhuroj atë që unë ndjej’, kështu është shprehur fituesja e edicionit të 52 të Festivalit të Këngës në RTSH.
Hersi Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong me këngën ‘Zemërimi i natës’.
Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar Klodian Kaçani me këngën ‘Me ty’. Ndërsa çmimin e tretë e ka fituar Saimir Braho me këngën e titulluar ‘Grua’
Juria e festivalit përbëhet nga shtatë anëtarë, emra të njohur të muzikës dhe fjalës si Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako.
Nën prezantimin e Enkel Demit dhe aktores së re Klea Huta, mbrëmja e sotme dhuroi shumë emocione. Siç është bërë e ditur nga organizatorët e festivalit, të ftuar specialë të kësaj nate ishin fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, dhe Elhaida Dani fituese e ”The Voice of Italy”.
Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët Artistikë janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor është Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bida, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati.
Çmimi I – Hersi Matmuja
Çmimi II – Klodian Kaçani
Çmimi III -Saimir Braho
KONKURENTËTTi mungon – Marjeta Billo
Zemërimi i një nate – Hersiana Matmuja
Jeta në orën 4 – Orges Toçe
Jam larg – Besiana Mehmeti e Shkodran Tolaj
Grua – Sajmir Braho
Nuk e di – Renis Gjoka
Natë e pare – Venera Lumani and Lindi Islami*
Një ditë shprese – Frederik Ndoci
Në zemër – Rezarta Smaja
Mikja ime – Blerina Braka
Me ty – Klodian Kaçani
Kur qielli qan – Xhejn Enxhi Kumrija
Kthehu – Luiz Ejlli
Jehona – grupi NA
Vetëm për ty – Entela Zhula e Etmond Mancaku
Ëndrrat janë ëndrra – Xhejsi Jorgaqi
(a.h/BalkanWeb)

Shaqiri pranon Kosovën

Shaqiri4-660x400.jpg
Xherdan Shaqiri mund të luajë për Kosovën pasi skuadra Përfaqësuese të ketë të drejtë të marr pjesë në gara ndërkombëtare. Ylli i Bayern Munichut ka pranuar se do të rishqyrtojë situatën.

Xherdan Shaqiri është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes në Përfaqësuesen e Kosovës, pasi skuadra e selektorit Albert Bunjaki të ketë të drejtë të paraqitjes në gara ndërkombëtare.

Kosova mori leje nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, dhe tashmë ka filluar të spekulohet rreth përbërjes së ekipit, në të cilin mund të luajë edhe Shaqiri, së bashku me shokët e tij me prejardhje nga Kosova, anëtarë të Zvicrës.

Dhe, ai ka pranuar se do të konsiderojë Kosovën pasi të pranohet me të drejta të plota nga FIFA.

“Deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Duhet të mendoj kur Kosova të pranohet në FIFA, atëherë do të rishqyrtoj situatën, por për këtë ndoshta kalojnë edhe disa vite”, deklaroi Shaqiri për Sportinformation.

Ja Cilat Janë Politikanët Shqiptarë Që “Fshehin” Thinjat

Përveç femrave, në vitet e fundit është kthyer në modë lyrja e flokëve edhe nga meshkujt. Politikanët janë edhe kategoria që bien më shumë në sy për faktin se janë edhe nën vëzhgimin e mediave.
Sipas një vëzhgmi të bërë nga Gazeta Shqiptare, rezulton se
përfaqësuesit politikë të “Partisë Demokratike”, kujdesen më shumë për veten se ata të “Partisë Socialiste”. Ndoshta për këtë ndikon faktiqë kanë vite në pushtet dhe janë në një gjendje psikologjike më të mirë… Pjesës më të madhe të “djemve” të PS-së, u janë zbardhur flokët, dhe ata duket se as që kanë ndërmend të bëjnë ndryshime.

Edhe Soni Ben Vete “Make Up”

Këngëtarja Soni Malaj, e cila vjen çdo të diel në ekranin e TV Klan në programin ‘X Factor’, ku dallohet për përkrahjen e saj të talenteve të reja, si duket i është rikthyer shumë edhe organizimeve të tjera në Tiranë.

Por, ajo kaq shumë e zënë është, saqë ka nisur që ‘make up’ ta bëj vetë, siç e shihni edhe në këtë foto, ndërsa ka qenë e ftuar në spektaklin “Miss dhe Mister Albania 2012”, mbajtur nga Vera Grabocka, gruaja që i dha një pozitë të veçantë rikthimit të këngëtares. M.GJ.

Hakerat Pazare Me Estradën

hakerat estrada shqiptareHackerat janë persona me dije eksperti rreth kompjuterëve dhe rrjeteve kompjuterike të cilët kanë mundësinë që përmes rrjetit të hyjnë në një kompjuter tjetër. Shumë hacker-a këtë e bëjnë vetëm për argëtim, ata edhe janë të lumtur, që të hyjnë në një kompjuter por të mos ndryshojnë, dëmtojnë, apo të shlyejnë një të dhënë.
Janë tre djelmosha të cilët tani e disa vjet merren me punën e hakerizmit, mbase puna e tyre tashmë është bërë edhe legale. Demi Prince, Crackeri dhe Babadimni, djelmoshat që parapëlqejnë të mos zbulojnë identitetin e tyre të vërtetë, duke përdorur madje edhe maska për tu mos u shfaqur në publik bëjnë të ditur se puna e hakerizmit është një punë mjaftë e mirë por edhe e lodhshme.
Ata janë të pajisur me armët teknologjike që godasin kudo në kompjuterë të të tjerëve. Një bashkëpunim mjaftë të ngushtë sipas Babadimnit kanë edhe me estradën, ku ndërmjet tyre ekziston një bashkëpunim apo edhe një lloj ‘Pazari’. Përveç thyerjes së pasword-it, hakerat kanë mundësi edhe t’i rikthejnë ato adresa të e-mal-it.
Ua kanë thyer pasword-at yjeve të estradës
“Na ka ndodhur që të hakerojmë e-mail adresat e shumë këngëtarëve, në fakt edhe ua kemi thyer paswordat, por nuk i kemi dëmtuar dhe ua kemi rikthyer prapë”, shprehet Babadimni për “Zëri”. Një pazar bukur i madh është duke u bërë tani në këtë periudhë në mes këtyre tre hakerëve dhe pjesës dërmuese të estradës, ku nëpërmjet YouTube këta hakera shesin klikime.
Mbase sipas Demi Prince çmimi i tyre për një numër të konsiderueshëm klikimesh është mjaftë i lartë. “Pjesa dërmuese e estradës muzikore blejnë klikime nga ne. Çmimi për 1 milion klikime është 1000 euro, ndërkaq YouTube për këtë numër të klikime ka çmimin 800 euro. Në fakt ne i blejmë prej YouTube-s dhe ua shesim këngëtarëve. Por tash me punën tonë si hakera 50% i prodhojmë edhe vet”, thotë Demi Prince.
Japin mijëra euro për shtimin e numrit të klikimeve
Për shkak të kolegialitetit që kanë me estradën Crackeri thotë se nuk mund të publikojnë emrat e këngëtarëve që blejnë klikime, edhe pse janë shumë prej tyre që për të pasur numër sa më të madh klikimesh japin mijëra euro. “Kemi bashkëpunime me pjesën dërmuese të estradës dhe nuk mund ti publikojmë emrat e tyre që blejnë klikime sepse me këtë mund të bie edhe niveli i artistëve” thekson ai.
Demi Prince ka 10 vjet që po merret me këtë punë për të cilën thotë se është mjaftë e mundimshme. “Kjo punë është e vështirë sepse pjesën dërmuese të kohës e shpenzoj për dije të teknologjisë. Dhe janë bërë më se 10 vjet që merrem me hakerizëm, para inkuadrimit të Facebook kur merreshim me hi5 piczo”, shprehet ai.
Për shkak të punës së tyre këta hakera shpeshherë kanë pasur problem edhe me policinë, por këto probleme ata i kanë zgjidhur me kalimin e kohës. “Probleme me policinë kemi pasur disa herë, p.sh. për disa uebfaqe fanpage, por me kohë i kemi tejkaluar këto mosmarrëveshje”, thotë Demi Prince. Javë më parë Flori Mumajesi ka konfiskuar kanalin e tij nga Arkiva Shqip dhe në këtë betejë thuhet të kenë gisht edhe këta hakera, mirëpo një gjë të tillë Demi Prince e mohon.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi pasur gisht në këtë betejë mes Florit dhe Arkiva Shqip. Në fakt ne keq nuk u bëjmë askujt, në bëjmë vetëm punën tonë legale, por nëse na ngacmojnë patjetër se iu kundërpërgjigjemi”, shprehet në fund Demi Prince. /zeri.info